Pyetje:A lejohen kreditë me interes për studentët dhe të sapo diplomuarit?

Homepyetje

Pyetje:A lejohen kreditë me interes për studentët dhe të sapo diplomuarit?

Pyetja: A lejohen kreditë me interes për studentët dhe të sapo diplomuarit? *** Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut. Së par

A mund të më tregoni disa emra për vajza?
Pyetje:Si të mbrohemi nga hijet?
Pyetje:Çfarë duhet synuar me leximin e Kuranit?

Pyetja:

A lejohen kreditë me interes për studentët dhe të sapo diplomuarit?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut.

Së pari:

Ajo që përmendët është një formë e huasë me bazë kamatën (riba-n), që bankat me bazë kamatën e ofrojnë duke këmbëngulur në atë që është e gabuar, duke bërë mëkat hapur dhe duke përhapur korrupsionin në tokë. Allahu i Lartësuar u ka shpallur luftë atyre që merren me kamatën dhe ka paralajmëruar se pasojat e kësaj çojnë në shkatërrim të plotë. Prandaj ka shumë krime, incidente të tmerrshme, sëmundje dhe telashe. Disa njerëz të shkujdesur mendojnë se bankat po u bëjnë një nder të rinjve dhe të papunëve, por nuk e kuptojnë se kamata është një nga shkaqet e hallit dhe varfërisë së tyre dhe të rënies së shoqërive të tyre.

Dijetarët e së shkuarës dhe së tashmes – përveç atyre që kanë pikëpamje të çuditshme – janë dakord se çdo hua që sjell dobi është kamatë, kështu që huatë me kamatë janë padyshim haram.

Ibn Kudameh ka thënë: Çdo hua në të cilën është përcaktuar që huamarrësi të kthejë më shumë kur të paguajë është haram dhe nuk ka dallime në mendimet e dijetarëve lidhur me këtë.

Ibn el-Mundhir ka thënë: Dijetarët janë pajtuar njëzëri se nëse huadhënësi përcakton që huamarrësi duhet të paguajë më shumë ose t’i japë atij një dhuratë, dhe ai e jep huanë mbi këtë bazë, marrja e asaj shume shtesë është kamatë. Është transmetuar nga Ubej ibn Kabi, Ibn Abbasi dhe Ibn Mesudi se ata ndaluan çdo hua që sjell përfitime. [1]

Nuk ka dallim nëse kredia është para, send apo diçka e blerë me para; nëse parashikohet që për këtë të paguhet kamata, e gjitha është e ndaluar.

Në një deklaratë të Këshillit të Kërkimeve Akademike të al-Azharit (1385 AH/1965 e.s.), i cili përfshinte përfaqësues dhe të dërguar nga tridhjetë e pesë vende muslimane: Interesi për të gjitha llojet e huave është nën titullin riba, i cili është haram. Nuk ka dallim në këtë drejtim ndërmjet asaj që quhet kredi personale dhe asaj që quhet kredi biznesi, sepse të gjitha tekstet e Kur’anit dhe Sunetit i ndalojnë përfundimisht të dyja llojet. Llogaritë me afat të caktuar, hapja e një llogarie me interes, dhe të gjitha llojet e tjera të huave me kamatë hyjnë nën titullin e transaksioneve të bazuara në riba dhe janë haram.

Në një deklaratë të Këshillit Islamik të Fikhut që i përket Organizatës së Konferencës Islamike, të lëshuar në vitin 1985 të erës sonë, thuhet: Çdo shumë shtesë ose interes i ngarkuar në këmbim të zgjatjes së afatit për pagesën e një kredie kur huamarrësi nuk është në gjendje ta shlyejë atë. kur bëhet detyrimi, si dhe çdo shumë ose interes shtesë për një hua që është përcaktuar që në fillim – në të dyja rastet kjo është riba që është e ndaluar sipas mësimeve islame.

Burimi: islamqa.com

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0