Pyetja: A konsiderohet shpërfillje e obligimit të xhematit në xhami, në qoftë se namazi falet me xhemat në shtëpi? *** Përgjigjja:
Pyetja:





A konsiderohet shpërfillje e obligimit të xhematit në xhami, në qoftë se namazi falet me xhemat në shtëpi?
***
Përgjigjja:
Namazi me xhemat që falet me familjen në shtëpi e ka vlerën e xhematit, ndonëse namazi me xhemat në xhami është shumë më i vlefshëm dhe më i mirë. Të munguarit e paarsyeshëm nga xhemati në xhami është mungesë e cila nuk mund të zëvendësohet me faljen e namazit në ndonjë vend tjetër (jashta xhematit të xhamisë, i cili e fal namazin e kohës – përkth.) Ai i cili largohet nga xhemati i xhamisë, e ka humbur atë vlerën të cilën e bart veprimi i tillë. Të munguarit në xhami mund të arsyetohet vetëm me shkaqe të shëndosha sheriatike (sëmundja, largësia etj).





Muharem Omerdiq, ish-emini i Rijasetit të BI në BiH
Përktheu: M. Alija
COMMENTS