Pyetje:A ka zekat për vakëf?

Homepyetje

Pyetje:A ka zekat për vakëf?

Pyetja: Banorët e lagjes dhuruan pasuri për të ndërtuar një xhami, por ne nuk arritëm ta ndërtonim për arsye të ndryshme. Ka kaluar një vit

Muslimani që bën bidate (risi në fe), si ta vërtetojë shehadetin?!
Pyetje:Si mund të mbrohemi nga rreziqet që vijnë prej pasioneve të jetës e të rinisë?
Pyetje:A lejohet nxitimi për ta arritur rekatin në namaz me xhemat ?

Pyetja:

Banorët e lagjes dhuruan pasuri për të ndërtuar një xhami, por ne nuk arritëm ta ndërtonim për arsye të ndryshme. Ka kaluar një vit i plotë hixhri: a është obligim dhënia e zekatit për këtë pasuri?

***

Përgjigja:

Falënderimi i takon Allahut.

Pasuria që është ndarë për një interes publik, siç janë xhamitë apo për t’u dhënë të varfërve, nuk i nënshtrohet zekatit, sepse nuk është në pronësi të një individi të caktuar.

Neveviu ka thënë: “Nëse bagëtia është ndarë për një interes publik, si të varfërit, xhamitë, luftëtarët në rrugën e Allahut, jetimët dhe të ngjashme , atëherë nuk obligohet zekati, sepse nuk i përket një individi të caktuar.” [1]

Po ashtu ka thënë: “Nëse frytet e një kopshti ose të korrat e tokës janë vakëf, që do të thotë se ato ndahen për interes publik, si xhamitë, urat, shkollat, të varfërit, luftëtarët në rrugën e Allahut, udhëtarët, jetimët, vejushat dhe të ngjashme, atëherë nuk obligohet zekati për to… Nëse i është dhënë një individi të caktuar, ose një grupi të caktuar njerëzish, ose për shembull për fëmijët e Zejdit, atëherë i takon dhjetë për qind (si zekat) dhe nuk ka dallime të mendimit të dijetarëve në lidhje me këtë, sepse ata i posedojnë frutat dhe të korrat në një kuptim të plotë, dhe ata mund t’i disponojnë ato në të gjitha mënyrat.” [2]

Në El-Furoo’ thuhet: “Nuk ka zekat për një vakëf që nuk i ndahet një individi të caktuar, apo për një vakëf që ndahet për xhamitë, shkollat, postat kufitare dhe të ngjashme.”

Shejh Ibn Bazi u pyet:

‘Kam një shumë të dhuruar nga disa njerëz të mirë për ndërtimin e një xhamie dhe i kam tash e më shumë se një vit. A obligohet zekati për to apo jo?

Ai u përgjigj: “Nuk obligohet fare zekati, sepse ata njerëz e dhanë atë për rrugën e Allahut. Por ju duhet të nxitoni për të përmbushur dëshirat e tyre në lidhje me të.” [4]

Pra, nuk ka zekat për paratë që janë mbledhur për të ndërtuar një xhami.

Dhe Allahu e di më së miri.

Marr nga: islamqa.com

——————

[1] El-Mexhmu (5/311)

[2] El-Mexhmu (5/483)

[3] El-Furoo’ (2/336)

[4] Mexhmu’ el-Fetva (14/37)

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0