Pyetje:A ka mundësi që dikush të lexojë  Kuran, por Kurani e mallkon atë?

Homepyetje

Pyetje:A ka mundësi që dikush të lexojë Kuran, por Kurani e mallkon atë?

Pyetja: A ka ndonjë hadith që thotë: “Ka mundësi që dikush të lexojë Kuran, por Kurani e mallkon atë”? *** Përgjigjja: Falënderime

Pyetje:Çfarë duhet të bëjmë ose themi për të mos pasur frikë nga njerëzit?
Cili është libri më i mirë për jetën e Pejgamberit ﷺ?
Si i trajtonte profeti Muhammed ﷺ sëmundjet e zemrës?

Pyetja:

A ka ndonjë hadith që thotë: “Ka mundësi që dikush të lexojë Kuran, por Kurani e mallkon atë”?

***

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

El-Gazali ia atribuon Enes ibn Malikut, siç thotë: “Enes ibn Malik ka thënë: “Mund të jetë dikush që lexon Kuran, por Kurani e mallkon atë.” [1]

Në Fetava el-Lejneh ed-Daimah [2] thotë:“Ky është një transmetim që është transmetuar nga Mejmun ibn Mahrani; nuk është hadith nga Pejgamberi ﷺ. Ajo që do të thotë është që muslimani që lexon Kuran duhet të ketë kujdes që të mos veprojë në kundërshtim me të, sepse në mesin e robërve të Allahut ka nga ata që hasin në atë që e ndalon Kurani, si ndalimi i ribasë (kamatës), pastaj merren me të, ose ndalimin e keqbërjes ndaj të tjerëve, pastaj i bëjnë keq të tjerëve, ose ndalimin e përgojimit, pastaj bien në përgojim, e kështu me radhë me urdhërat dhe ndalesat e tjera të Kuranit. Dhe Allahu është burimi i fuqisë.”

Shejh Ibn Bazi u pyet në lidhje me këtë hadith: “‘Mund të jetë dikush që lexon Kuran, por Kurani e mallkon atë’ – si mund ta mallkojë Kurani atë që e reciton ose e lexon atë dhe pse?”

Ai u përgjigj: “Unë nuk mendoj se hadithi është transmetuar saktë nga Pejgamberi ﷺ dhe nuk ka nevojë për shpjegim. Nëse do të ishte e saktë, kuptimi do të ishte se në Kuran ekziston ajo që nënkupton se një person i tillë duhet të dënohet dhe mallkohet, sepse ai lexon Kuranin, por shkon kundër urdhrave të tij, ose kryen gjërat që ai i ndalon. Ai lexon Librin e Allahut dhe në Librin e Allahut është ajo që dikton që ai dhe të ngjashmit e tij të shahen, sepse ata shkojnë kundër urdhrave dhe bëjnë gjërat që ai i ndalon. Kjo është më e afërta me kuptimin e saj, nëse është transmetuar saktë nga Pejgamberi ﷺ, por nuk mendoj se është transmetuar saktë nga Pejgamberi ﷺ.”
[3]

Dhe Allahu e di më së miri.

Burimi: islamqa.com

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0