Pyetje:A është nikabi obligim?

Homepyetje

Pyetje:A është nikabi obligim?

Pyetja: A është nikabi farz (lexo: obligim) apo sunet? Nëse është sunet, a lejohet ta mbajmë një kohë dhe nëse kemi vështirësi përsëri të k

Pyetje:A është nga mëkatet e mëdha vonesa e namazit farz?
Pyetje:A lejohet biseda mes meshkujve dhe femrave të panjohur?
Pyetje:A lejohet të rregullojmë video të grave për humbje peshe duke mësuar lëvizje për kërcim?

Pyetja:

A është nikabi farz (lexo: obligim) apo sunet? Nëse është sunet, a lejohet ta mbajmë një kohë dhe nëse kemi vështirësi përsëri të kthehemi në hixhab?

***

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut të Lartësuar, përshëndetjet lëvdatat të Dërguarit të Tij. Fillimisht do të doja të shpjegoj një gjë me rëndësi rreth formës së shtrimit të pyetjes, e që është: Etika e të bërit pyetje. Këtij elementi me rëndësi, dijetarët e hershëm i kanë kushtuar shumë rëndësi, madje edhe kanë shkruar shumë për të. Kjo, që të zbukurohemi me etikën e të bërit pyetje; duke respektuar pozitën e lartë të fesë, gjegjësisht dijes, por edhe të pyeturin (hoxhën), në mënyrë që të përfitojmë sa më tepër prej dijes dhe në formën më të mirë. Në lidhje me këtë, mund të shërbehemi edhe me hadithin e Xhibrilit, i cili erdhi te i Dërguari ﷺ në formë të njeriut dhe e pyeti për disa çështje të fesë, duke sjellur shembullin më të mirë të edukatës së nxënësit me mësuesin. Andaj nuk është në rregull që kur pyetet më i dituri, së bashku me pyetjen t’i shoqërojmë edhe përgjigjen ose një pjesë të saj. Pastaj, në rastin konkret, pyetësi thotë se dijetarët janë ndarë në dy mendime rreth kësaj çështje, e cili është mendimi më i saktë për këtë? Çfarëdo përgjigje që do ta ipja, me lehtësi, mendimi im do të konsiderohej një zë më tepër për njërin nga dy mendimet e lartëcekura. E në këtë mënyrë nuk do të mund të arrijmë ta mësojmë mirë gjënë për të cilën po hulumtojmë. Andaj, mënyra më e mirë për shtrimin e pyetjes është të thuhet: Cila është dipozita e fesë për këtë çështje? Së dyti: Të gjithë dijetarët islamë të të gjitha kohërave janë të një mendimi: Se mbulesa për femrën muslimane është obligim, duke u argumentuar me shumë ajete kuranore, ndër to: “O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le të vëjnë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre (kokën, supet).” (Ahzab 59)
Gjithashtu edhe urdhërin e të Dërguarit ﷺ drejtuar grave për mbulesë, në shumë vende. Së treti: Të gjithë dijetarët janë të mendimit se femra muslimane është e obliguar ta mbulojë tërë trupin e saj kur atë e shohin meshkujt e huaj, duke përjashtuar të fytyrës dhe dy shuplakat e duarve të saja, në lidhje me obligueshmërinë e mbulimit të tyre, i kanë dy mendime. Ky mospajtim i dijetarëve është sa i përket obligueshmërisë së mbulimit të fytyrës dhe duarve, përndryshe, se mbulimi i tyre është sunet; vepër e pëlqyer, këtu nuk ka mospajtim mes tyre. Sikurse, të dyja grupet e dijetarëve i kanë argumentet e veta, e që nuk është këtu vendi për përmendjen e tyre, që i bie se të dyja mendimet janë të respektuara dhe të dyjat janë të fuqishme. Së katërti: Shumica e dijetarëve konsiderojnë që mbulimi i fytyrës dhe duarve të femrës muslimane, në parim nuk është obligim, por vepër e pëlqyer (sunet); për atë që do ta veprojë ka shpërblim, ndërsa nëse nuk e vepron, nuk ka mëkat. Mirëpo të gjithë këta, thonë që nëse femra është në moshë rinore e ka shumë bukuri, ndërsa zbulimi i fytyrës së saj mund të shndërrohet në fitne (provokim) për vetë femrën dhe për meshkujt që e shohin, atëherë në këtë rast mbulimi i fytyrës në këtë rast bëhet obligim. Ndërsa, unë konsideroj që ky është mendimi më i fuqishëm, tek i cili gërshetohen argumentet e të dy palëve të dijetarëve, njëherit, të vepruarit sipas këtij mendimi, konsideroj se i futë në funksion të gjitha argumentet të cilat kanë ardhur në lidhje me mbulesën e femrës muslimane. Allahu e di më së miri. Sa i përket heqjes së mbulesës së fytyrës (nikabit) dhe të mjaftuarit me hixhab (mbulimin e kokës dhe qafës), këtu kisha me i përmend disa pika me rëndësi: E para: Është shumë me rëndësi që kur vendosim për diçka, të konsultohemi me njerëz kompetentë, njerëz të dijes, në mënyrë që të veprojmë sipas dijes dhe jo sipas emocioneve apo indikacioneve të ndryshme; të mbrendshme apo të jashtme. E dyta: Allahu nuk ua obligoi muslimanëve të rëndomtë (që nuk kanë specializuar në shkencat e sheriatit) që, për çdo çështje ata të bëjnë hulumtime e angazhime për ta kuptuar dispozitën sheriatike për to, porse ai na obligoi që për këto çështje të hulumtojmë për dijetarin a hoxhën i cili i posedon dy cilësi: Dijen përkatëse dhe frikën ndaj Allahut, e cila e ndalon që të flas pa dije, apo të thotë atë që nuk është e saktë, dhe ta pyesim këtë për to, e të marrim mendimin e tij.

E treta: Allahu i Lartësuar dëshiron që kur besimtari e nis një punë, qoftë edhe synet, apo nafile e përgjithshme, t’a bëj pandërprerë, qoftë edhe e pakët. I Dërguari ﷺ thotë: “Vepra më e dashur te Allahu (pas farzeve) është ajo që kryhet pandërprerë edhe nëse është e pakët”. E katërta: Përderisa konsiderojmë që nikabi (mbulimi i fytyrës) në parim është sunet dhe jo obligim, atëhere heqja e tij nuk konsiderohet lënie e një vepre obligative, pra nuk paraqet shkelje të sheriatit dhe nuk konsiderohet mëkat, pos që konsiderohet lënie e një vepre të mirë për të cilën do të shpërbleheshe, ndërsa shpërblimi për aq kohë sa është bartur ai, me lejen e Allahut nuk do të humbet. Allahu e di më së miri.

Hoxhë dr. Rasim Haxha

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0