Pyetje:A është i vërtetë hadithi: ”E lejuara më e urryer tek Allahu, është divorci”?

Homepyetje

Pyetje:A është i vërtetë hadithi: ”E lejuara më e urryer tek Allahu, është divorci”?

Pyetja: A është i vërtetë ky hadith: ”E lejuara më e urryer tek Allahu, është divorci”? *** Përgjigja: Ky hadith është i dobët. An

Ka raste kur frikësohem nga sëmundja, si duhet të veproj në këto rrethana?
Pyetje:A është zëri i femrës avret?
Pyetje:A ka zekat për vakëf?

Pyetja:

A është i vërtetë ky hadith: ”E lejuara më e urryer tek Allahu, është divorci”?

***

Përgjigja:

Ky hadith është i dobët. Andaj, është e ndaluar ta shqiptojmë këtë shprehje, sepse divorci nuk është i urryer tek Allahu. S’ka dyshim se Allahu nuk do që robi i Tij të shkurorëzohet nga bashkëshortja e tij. Për këtë, divorci nuk është i pëlqyer në esencë. Allahu thotë: “Ata që betohen se do të largohen prej grave të tyre (të mos bëjnë kontakt me to), afati i pritjes është katër muaj. Në qoftë se ata kthehen (heqin dorë nga betimi), s’ka dyshim që Allahu fal dhe mëshiron. E, në qoftë se ata kanë vendosur të shkurorëzohen,Allahu dëgjon (fjalët e tyre) di (qëllimet e tyre).” (Bekare 226–227)
Nga ky ajet kuptojmë se Allahu i falë dhe i mëshiron ata persona që heqin dorë nga betimet, kurse për ata qe kanë vendosur të shkurorëzohen, thotë: ”Allahu dëgjon (fjalët e tyre), di (qëllimet e tyre).“ Ndaj, kuptojmë se Allahu nuk do nga robërit e Tij të vendosin për shkurorëzim.

Shejh Uthejmini, “Motra muslimane pyet, dijetarët përgjigjen”

Përgatiti: Umu Ensar

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0