Eselamu alejkum. A eshte haram qe mashkulli te vendose unaze te arit ne gisht qofte ajo edhe unaze fejese? faleminderit shume per pergjigje
Eselamu alejkum.





A eshte haram qe mashkulli te vendose unaze te arit ne gisht qofte ajo edhe unaze fejese? faleminderit shume per pergjigjet e juaja. Allahu ju shperblefte!
Përgjigje / 20-05-2013
Per burrin musliman nuk lejohet qe te vendose unaze, varese apo byzylyk prej ari, sepse keto jane posacerisht per grate dhe Islami i ka ndaluar keto per burrat. Ndalimi i stolive te arit per burrat ka domethenie te madhe dhe urtesi te shumta, prandaj edhe i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) e ka theksuar kete gje ne disa hadithe, sic eshte hadithi i percjelle nga Aliu (radiallahu anhu), i cili thote:





“I Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) me ndaloi nga veshja e rrobes se mendafshit dhe asaj te ngjyrosur me te verdhe qe shkelqen, nga vendosja e unazes prej ari dhe nga leximi i Kuranit ne ruku.” [Muslimi]. Ne nje hadith tjeter, te nxjerre gjithashtu nga Muslimi, thuhet: “I Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) pa ne doren e nje burri nje unaze prej ari, dhe ia hoqi nga gishti, pastaj tha: “A merrni thengjill prej zjarri dhe e vendosni ne dore?!” -Pasi i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) u largua, atij burrit qe kishte unazen i thane:
“Merre unazen tende dhe perfito prej saj (dmth shite)!” -Por ai tha: “Jo, per Zotin! Nuk e marr kurre pasi qe e flaku i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem). Hadithet ne kete teme jane te shumta, dhe perfundimi eshte i qarte. E Allahu eshte i Gjithedijshmi, i Urti ne gjykim.
COMMENTS