Pyetje:A është e lejuar të bashkohet namazi i Ikindisë me namazin e Xhumasë!?

Homepyetje

Pyetje:A është e lejuar të bashkohet namazi i Ikindisë me namazin e Xhumasë!?

Pyetja: A është e lejuar të bashkohet namazi i Ikindisë me namazin e Xhumasë!? Përgjigjja: Nuk bën të bashkohet namazi i Ikindisë me

Pyetje:A lejohet që nusja e re t’ua merr dorën grave?
Pyetje:Si të largohem nga mëkatet që më kanë rrethuar?
Pyetje:SI ISHTE MUHAMMEDI ﷺ SI BASHKËSHORT?

Pyetja:

A është e lejuar të bashkohet namazi i Ikindisë me namazin e Xhumasë!?

Përgjigjja:

Nuk bën të bashkohet namazi i Ikindisë me atë të Xhumasë, sepse një veprim i tillë nuk transmetohet nga askush dhe nuk ka ndonjë argument në lidhje me këtë gjë.

Ajo që kërkohet në sheriatin islam është që çdo namaz të falet në kohën e tij, përpos nëse vjen ndonje argument për bashkimin e namazeve, atëherë veprohet një gjë e tillë, përndryshe jo.

Ndërsa, bashkimi i namazëve i lejohet musafirit, i cili udhëton dhe gjendet larg vendit të tij.

Porse në këtë rast Xhumaja bjen për musafirin, dhe i lejohet bashkimi i Namazit të Drekës me atë të Ikindisë.

Pra, muslimanit i lejohet bashkimi i namazit të Drekës me namazin e Ikindisë dhe namazit të Akshamit me namazin e Jacisë, e jo bashkimi i Xhumasë me Ikindinë.

Allahu është më i Dituri!.

Shejh Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0