Pyetje:A duhet t’i zbuloj mëkatet e kaluara,në rast të ofertës për martesë?

Homepyetje

Pyetje:A duhet t’i zbuloj mëkatet e kaluara,në rast të ofertës për martesë?

Autor. Pyetje: Nese gjate rinis ke ba mekate por tash je pendu per to dhe takohesh me nje djal musliman a duhesh me i tregu apo duhet me i

Cfarë duhet të bëj ai që e humb namazin e Xhumasë ?
Pyetje:Si ishte jeta në Arabi para Islamit?
Pyetje:A mund ta emërtoj vajzën time me emrin e vajzës së profetit Jusuf a.s?

Autor.

Pyetje: Nese gjate rinis ke ba mekate por tash je pendu per to dhe takohesh me nje djal musliman a duhesh me i tregu apo duhet me i lan thjesht anash pasi jane te kalume dhe kishin sjell veq te kqija po qe do te diheshin! Edhe kur e din veten qe je e paster a eshte kjo edhe nje arsye me shume per mos me e hap plagen e vjeter. Selam Alejkum Allahu ju shperblefte.

Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij. Së pari, muslimanja nuk ka të drejtë të takohet me djem të huaj, qoftë ajo edhe për lidhje serioze si fejesa apo martesa dhe kjo nuk është rrugë e saktë dhe islame për të arritur deri në martesë.

Ndërsa nëse vjen oferta e martesës për një muslimane, e cila ka gabuar në rininë e saj, apo nuk ka qenë e pastër në nderin e saj, e pastaj është penduar për mëkatet e bëra, duke i plotësuar të gjitha kushtet e pendimit, atëherë asaj nuk i takon assesi të zbulojë mëkatet e kaluara. Ka thënë Muhamedi (salallahualejhiveselem): “Gjithë umeti im është i falur, përveç atyre që i zbulojnë mëkatet e tyre..” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi).

Andaj, nëse muslimanja çdo herë që vjen dikush të kërkon fejesën e saj, ajo zbulon mëkatet e kaluara të saj, atëherë ajo vetëmse i bën të tjerët dëshmitarë kundër vetëvetes para Allahut (azzevexhel) dhe me këtë ajo zbulon atë që ia ka mbuluar Allahu.

Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0