Pyetje:A duhet të përdoret “in shaa Allah” në dua?

Homepyetje

Pyetje:A duhet të përdoret “in shaa Allah” në dua?

Pyetja: A duhet të përdoret “in shaa Allah” në dua? *** Përgjigja: Nuk është e përshtatshme që kur njeriu t’i lutet Allahut të tho

Pyetje:O gjysh! Si jetonit ju pa teknologji?!
Mbipesha Trashësia a është Shenjë nga Kijameti..?
Kam njё motёr tё cilёn e ka prekur shejtani cfarё duaje tё bёj unё qё motra tё shёrohet?

Pyetja:

A duhet të përdoret “in shaa Allah” në dua?

***

Përgjigja:

Nuk është e përshtatshme që kur njeriu t’i lutet Allahut të thotë “in shaa Allah” në duan e tij, por duhet të lutet me bindje dhe dëshirë, sepse Allahut nuk i thuhet se çfarë të veprojë (duke i thënë “nese do Ti” dmth., in shaa Allah).

Allahu thotë: “Lutmuni Mua, Unë do t’ju përgjigjem.” Gafir: 60

Allahu ka premtuar që do t’i përgjigjet lutësit kështu që nuk ka nevojë të thuhet “in shaa Allah” sepse Allahu përderisa ia ka mundësuar të lutet do t’i pergjigjet duke ia pranuar duan e tij ose duke i parandaluar atij një të keqe ose duke ja ruajtur atë për ne Ditën e Gjykimit.

Eshte transmetuar nga Pejgamberi, [ﷺ]: “Mos thoni: “O Allah më fal nese Ti do!”, “O Allah më mëshiro nëse Ti do!”, por jini te vendosur ne kërkesën tuaj! Nuk i thuhet Allahut “Bëje nese do.” [1]

Mund te thotë dikush: “Po mirë, a nuk i ka thënë Pejgamberi [ﷺ] të sëmurëve: “S’ka asgjë, është falje gjynahesh in shaa Allah?”

Themi: Po, por kjo nuk është dua, ky është informim dhe shprese, sepse prej etikes së duas është vendosmeria në të.

Shejh Abdul-Aziz bin Baz; Shejh Uthejmin

Përktheu: Udha e Besimtarëve

—————————-

[1] Buhariu 4/160, Muslimi 4/2063

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0