Pyetje:A duhet ta puthësh Kuranin?

Homepyetje

Pyetje:A duhet ta puthësh Kuranin?

Ka thënë dijetari i madh Muhammed Bin Salih El Uthejmin -Allahu e mëshiroftë dhe me të në Xhennetet e Tij të begata na bashkoftë-: “Puthja

Pse e hanë muslimanët mishin, kur ai mund ta bëjë njeriun agresiv?
Nëse dikush i cili nuk mund ta mbaj urinën ulet në tepiha, a ju lejohet falja e namazit të tjerëve mbi to?
Pyetje:A lejohet fotografia në Islam?

Ka thënë dijetari i madh Muhammed Bin Salih El Uthejmin -Allahu e mëshiroftë dhe me të në Xhennetet e Tij të begata na bashkoftë-:

“Puthja e Kuranit është (risi dhe sajesë në fe), sepse ai që e puth atë dëshiron të afrohet tek Allahu i Lartmadhëruar me puthjen e Kuranit.

Dihet fare mirë se nuk mund të afrohemi tek Allahu i Lartësuar veçse me atë që Ai ka ligjëruar.

Allahu i Lartësuar nuk na e ka ligjëruar puthjen e asaj gjëje në të cilën është shkruar Fjala e Tij. Në kohën e pejgamberit -paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij- u shkruajt Kurani por akoma nuk ishte mbledhur në një libër dhe me gjithë këtë profeti -paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij- nuk e puthte atë,

gjithashtu sahabët (shokët e tij) -Allahu qoftë i kënaqur prej tyre- nuk e puthnin, prandaj është shpikje ne fe dhe e ndaluar.
Disa njerëz e puthin Kuranin dhe vendosin ballin mbi të sikur i bëjnë sexhde atij dhe kjo është gjithashtu diçka e keqe”.

Fetaua Nurun Aled Derb.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0