Pyetje:A do të vazhdosh të mos falesh ?!

HomeArtikuj

Pyetje:A do të vazhdosh të mos falesh ?!

Pasojat e mos-faljes në këtë botë: 1- Përderisa të mos falesh, Allahu e tërheq bereqetin nga jeta jote. 2- Përderisa të mos falesh, fyty

Duaja qe duhet te themi kur dalim nga shtepia!
Katër ajete Kuranore na mësojnë se si ti kërkojmë Allahut të na furnizoj me fëmijë?
Emra Musliman për djem?!

Pasojat e mos-faljes në këtë botë:

1- Përderisa të mos falesh, Allahu e tërheq bereqetin nga jeta jote.

2- Përderisa të mos falesh, fytyra jote do të jetë përherë e zezë.

3- Përderisa të mos falesh, për çdo punë që bën nuk shpërblehesh nga Allahu.

4- Përderisa të mos falesh, nuk ngrihen lutjet e tua në qiell (d.m.th. nuk pranohen).

5- Përderisa të mos falesh, lutjet e të tjerëve për ty nuk pranohen.

6- Përderisa të mos falesh, të urrejnë të gjitha krijesat në këtë botë.

Me vdekjen tënde:

1- Përderisa të mos falesh, do të vdesësh i poshtëruar.

2- Përderisa të mos falesh, do të vdesësh i uritur.

3- Përderisa të mos falesh, do të vdesësh i etur, edhe nëse pinë gjithë ujin e deteve.

Ndërsa në varr:

1- Përderisa ti nuk je falur, do të ngushtohet varri derisa t’i thyejë eshtrat e tua.

2- Përderisa ti nuk je falur, varri yt do të ndizet zjarr dhe ti do të rrotullohesh në prushin e tij ditë e natë.

3- Përderisa ti nuk je falur, ti ke një takim me gjarprin 5 herë në ditë, i cili do të dënojë për lënien e namazit të sabahut dhe shtyrjen e tij deri në kohën e drekës, dhe do të vazhdojë të dënojë për lënien e drekës dhe shtyrjen e saj deri në kohën e ikindisë, e kështu me radhë…

Në Ditën e Gjykimit:

1- Përderisa ti nuk je falur, do të tërhiqesh zvarrë me fytyrë mbi gaca zjarri.

2- Përderisa ti nuk je falur, Allahu do të shikojë me syrin e hidhërimit Ditën e Llogarisë.

3- Përderisa ti nuk je falur, do të merresh me llogari të rëndë e pastaj do të urdhërohet të hidhesh në zjarr.

A do të vazhdosh të mos falesh?!

Subhanallah… Subhanallah…

O Allah, fali besimtarët dhe besimtaret, të gjallët dhe të vdekurit prej tyre.

Përshtati: Valdet Kamberi

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: