Pyetje: Jam në Greqi, kur kërkoj punë, nuk guxoj të tregoj se jam muslimane, meqë nuk më pranojnë, si t ia bëj?

Homepyetje

Pyetje: Jam në Greqi, kur kërkoj punë, nuk guxoj të tregoj se jam muslimane, meqë nuk më pranojnë, si t ia bëj?

Pyetje: Eselamu alejkum! Jam muslimane, dhe punoj ne Greqi…Mirepo nuk mund t’ua pranoj atyre qe jam muslimane, ngase nuk me marrin ne pune…

Pyetje:A lejohet djegia e kufomës?
Pyetje:A Takohemi Në Ahiret (Botën Tjetër) Me Bashkëshortin Dhe Fëmijët..?
Perse namazi i sabahut eshte me i mire se gjumi?

Pyetje: Eselamu alejkum!

Jam muslimane, dhe punoj ne Greqi…Mirepo nuk mund t’ua pranoj atyre qe jam muslimane, ngase nuk me marrin ne pune…Un duhet ta mirmbaj familjen…A esht gjunah kjo, edhe pse jam muslimane ta bej kete, apo cfar duhet te bej??
Allahu ju shperblefte.

Përgjigje / 23-04-2011

Ti nuk ke pse t’u thuash atyre qe u kerkon pune se je apo nuk je muslimane dhe ata nuk kane pse te pyesin, dhe nuk besoj se e bejne kete, por nese dikush te pyet nese je apo jo muslimane dhe qe thote se nese je muslimane nuk te pranoj ne pune, atehere ti nuk ke nevoje per punen dhe paren e tij te pabereqet, por e le ate dhe shkon diku tjeter qe ta mundeson Allahu, e nese ti e ben kete per Hir te Allahut, patjeter qe Ai do te hap rruge dhe do te jape zgjidhje.

Kujdes: nese dikush te pyet nese je muslimane apo e krishtere, e ti i thua se nuk je muslimane, dhe kjo per shkak te punes apo te nje ceshtje te dynjase, atehere ti je ne rrezik te daljes nga Islami, sepse keshtu e shet fene me dicka prej dynjase, dhe kjo nuk ndryshon nga rasti kur dikush te detyron te shprehesh mosbesimin se perndryshe te vret apo te demton fizikisht, ne kete rast lejohet te shprehet mosbesimi kurse zemren ta kesh te mbushur me besim, por ama per shkak te punes apo ndonje ceshtje te kesaj bote, nuk lejohet ne asnje menyre shprehja e mosbesimit dhe fshehja e Islamit, sepse perndryshe del nga Islami.

Muslimanet duhet te krenohen me Islamin e tyre ne cdo vend qe te ndodhen, sepse vetem keshtu do te fitojne vendin e tyre ne mesin e njerezve dhe vetem keshtu do te respektohen edhe nga mosbesuesit me te medhenj, sepse kush e ben dicka qe pelqen Allahu, duke e ditur se njerezit nuk e pelqejne, atehere Allahu e do ate dhe i ben edhe njerezit qe ta duan kete njeri, e ne te kundert: kush vepron dicka per te kenaqur njerezit duke qene se ajo gje e merzit Allahun, atehere Allahu e urren ate dhe i ben edhe njerezit qe te mos kenaqen kurre prej atij njeriu. Kjo eshte keshilla jone per ju, e ju mbeshtetjuni Allahut me adhurim e lutje, se patjeter qe Allahu i ndihmon besimtaret e Tij..

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0