Pyetje: A lejohet mbjellja e vetullave, nëse i marrim nga pjesa e prapme e kokës?

Homepyetje

Pyetje: A lejohet mbjellja e vetullave, nëse i marrim nga pjesa e prapme e kokës?

Falënderimi i takon vetëm Allahut, përshëndetjet lëvdatat të Dërguarit të Tij ﷺ. Mbjellja e vetullave, sipas llogaritjes sheriatike ren

Pyetje:A lejohet të rregullojmë video të grave për humbje peshe duke mësuar lëvizje për kërcim?
Pyetje:A lejohet karateja si stërvitje?
Pyetje:A lejohet të vëndohen dy vathë në një vesh?

Falënderimi i takon vetëm Allahut, përshëndetjet lëvdatat të Dërguarit të Tij ﷺ.

Mbjellja e vetullave, sipas llogaritjes sheriatike renditet në operacionet zbukuruese, të cilat ndahen në tri lloje:
Lloji i parë: Operacione për të larguar ndonjë defekt nga trupi; qoftë i lindur, qoftë se është shkaktuar pas lindjes. Fjala vjen: shtrembërimi i hundës deri në atë masë saqë me shumë vështirësi arrinë të marrë frymë. Në këtë rast, ndërhyrja me operacion për ta larguar këtë defekt është e kërkuar, dmth duhet të ndërhyet me doemos. Lloji i dytë: Operacione për të larguar ndonjë deformim në trup, me të cilin njeriu del jashtë formës normale të njeriut. Fjala vjen: gjashtë gishtrinjë në dorë, ose në këmbë, hundën e shtrembëruar dukshëm, ose tejet e madhe.

Në këtë rast lejohet ndërhyrja me operacion për ta larguar këtë deformin nga trupi i këtij personi.
Lloji i tretë: Operacione të cilat bëhen me të vetmin qëllim për t’u dukur më bukur, ndërsa forma e këtij personi nuk dallon nga forma e njeriut normal. Fjala vjen: zvogëlimi i hundës e cila nuk është e madhe, fryerja e pjesëve të caktuara të trupit, të cilat para operacionit ishin plotësisht në përputhshmëri me formën normale të njeriut. Këto operacione janë të ndaluara, njëherit konsiderohen ndryshim i formës në të cilën na krijoi Allahu i Lartësuar, e që është ndër mëkatet e mëdha.

Kthehemi te mbjellja e vetullave; nëse vetullat janë normale te ky person, atëherë nuk lejohet mbjellja e tyre, përderisa nëse ato janë inegzistente, apo janë tepër të vogla, do të lejohej mbjellja e tyre për ta kthyer dukjen e vetullave sipas formës normale të njeriut, në të cilën Allahu e krijoi njeriun.
Allahu e di më së miri.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0