Pyetje: A është i saktë Haxhi i gruas nëse ajo e kryen atë pa mahrem.

Homepyetje

Pyetje: A është i saktë Haxhi i gruas nëse ajo e kryen atë pa mahrem.

Pyetje:A është i saktë Haxhi i gruas nëse ajo e kryen atë pa mahrem (shoqërues legjitim sipas islamit) si dhe a mund të konsiderohet mahrem fëmija i c

Pyetje:A është më mirë të themi më shumë se 3 herë në ruku dhe sexhde?
Pyetje:Me çfarë fjalë të bashkëshortëve prishet nikahu-fejesa?
Pyetje:A lejohet të vizitojmë piramidat në Egjipt?

Pyetje:A është i saktë Haxhi i gruas nëse ajo e kryen atë pa mahrem (shoqërues legjitim sipas islamit) si dhe a mund të konsiderohet mahrem fëmija i cili arrinë ti dallojë dhe përceptoje gjërat!?Përgjigje:Po. Haxhi i saj është i saktë, ndërsa udhëtimi i gruas pa mahrem është haram (i ndaluar) dhe kundërshton fjalën e Muhamedit,- salallahu alejhi ve selem,- ku thotë:“Gruaja udhëton vetëm me atë që është mahrem i saj (shoqërues legjitim i saj)”.Ndërsa, fëmija i cili nuk ka arritë moshën e pjekurisë nuk llogaritet mahrem, sepse ai vetë ka nevojë për shoqërim dhe përkujdesje.Duke u nisur nga kjo fëmija nuk ka mundësi në këtë gjendje të jetë mbikqyrës dhe kujdestar apo shoqërues i dikujt.Prej kushteve që të llogaritet dikush mahrem, është:
1. Duhet të jetë mashkull.
2. Të jetë i pjekur.
3. Të jetë mendërisht mire, i logjikshëm.
Ai i cili nuk i plotëson këto kushte nuk mund të llogaritet mahrem.
Ndjehem shumë keq që në ditët e sotme është shfaqur dukuria e nënvleftësimit që i bëjnë disa gra gjatë udhëtimit me avion pa pasur mahrem me vete.
Kështu, mund të gjesh gra të cilat udhëtojnë me avion dhe e justifikojnë këtë, duke thënë se një shoqërues e përcjellë atë deri në aeroportin e nisjes dhe tjetri e pret atë në aeroportin e mbërritjes.
Në realitet, ky arsyetim është i papranueshëm, sepse ai i cili e përcjell nuk e shoqëron deri tek avioni, por vetëm deri tek salla e pritjes.
Madje, mund të ndodhë që të vonohet ngritja e avionit ka mundësi të humbë, ka mundësi avioni niset, por për ndonjë arsye të caktuar nuk mund të zbresë në aeroportin që ajo ka për të zbritur, por në një vend tjetër.
Njashtu avioni ka mundësi të zbresë në vendin ku ajo dëshiron , por nuk i vjen shoqëruesi i saj për ta pritur dhe marrë për ndonjë nga këto arsye:
Gjumi, sëmundja, trafiku apo edhe ndodh ndonjë aksident i cili pastaj e pengon të arrijë tek destinacioni i tij në kohën e duhur.Por, edhe nëse supozojm se të gjitha këto pengesa që i cekëm eliminiohen dhe avioni ka mbërritur në kohën e duhur e ajo e gjeti shoqëruesin i cili e priste.
Atëherë, ne ia bëjmë një pyetje: Cili është ai i cili qëndron me të në ulësen e aeroplanit!?
Pranë saj ka mundësi të ulet një burrë i cili nuk ia ka frikë Allahut,- xhele veala!,- si dhe nuk ka rrespekt për robërit e Allahut, ai mund ta joshë gruan dhe ajo të mashtrohet dhe pastaj mund të ndodhë fitne dhe trazira, zinaja etj.Për gruan është obligim ti frikësohet Allahut,- xhele veala!,- dhe të mos udhëtojë vetëm se e shoqëruar nga ata që janë mahrem (shoqërues legjitim) për të.
Nga ana tjetër, për burrat të cilët Allahu,- xhele veala!,- i ka bërë kujdestar të grave , është obligim i tyre që ti frikësohen Allahut dhe të mos tregohen neglizhentë ndaj atyre që kanë në përgjegjësi dhe të jenë xheloz e ti përmbahen rregullave dhe porosive fetare.
Them kështu, sepse burri është përgjegjës për familjen e tij duke qenë se Allahu,- xhele veala!,- ia ka lënë atij në amanet.Allahu,- xhele veala!,- ka thënë:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا قُوا أَنفُسَكُمْ وَأَهْلِيكُمْ نَارًا وَقُودُهَا النَّاسُ وَالْحِجَارَةُ عَلَيْهَا مَلَائِكَةٌ غِلَاظٌ شِدَادٌ لَّا يَعْصُونَ اللَّـهَ مَا أَمَرَهُمْ وَيَفْعَلُونَ مَا يُؤْمَرُونَ ﴿٦﴾
“O ju që keni besuar! Shmanguni dhe largoni prej vetes dhe familjve tuaja një Zjarr, lenda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët, mbi të cilin janë caktuar melekë të vrazhdë e të ashpër, të cilët nuk e kundërshtojnë Allahun për atë që Ai i urdhëron, por zbatojnë atë u është urdhëruar”.
(Et- Tahrim: 6).
Allahu është më i Dituri!
Shejh Muhamed bin Salih el Uthejmini,Allahu e mëshiroftë!
Nga arabishtja:Suad B. Shabani

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0