Pronari i autobusit të aksidentuar në Serbi: 7-8 persona me lëndime të lehta

HomeLajme

Pronari i autobusit të aksidentuar në Serbi: 7-8 persona me lëndime të lehta

Drejtori i Agjencisë “Zhitia Turist”, Gazmend Zhitia, është deklaruar rreth aksidentit të së martës mbrëma, ku në afërsi të Krushecit, njëri nga autob

Në një shkollë të Gostivarit prindërit kanë nënshkruar peticion kundër një fëmije me “Down Syndrome”. Por për dallim nga fëmijët tjerë, që vitin shkollor e filluan dje, Ëmbla po fillon me mësim sot…
Ishin nisur në një varrim, e pësojnë me fatalitet – gjashtë të vdekur nga një aksident i tmerrshëm ndërmjet dy veturave në Turqi
Mbyllen dy depo

Drejtori i Agjencisë “Zhitia Turist”, Gazmend Zhitia, është deklaruar rreth aksidentit të së martës mbrëma, ku në afërsi të Krushecit, njëri nga autobusët e kësaj agjencie është përmbysur.

Zhitia në një prononcim për Interaktivin e KTV-së, tha se ka ndodhur një rrëshqitje, ku shtatë ose tetë persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore, por nuk është nevojitur intervenim për spital.

Ai më tej njoftoi se udhëtimi do të vazhdojë për më së shumti 20 minuta me një autobus tjetër të kompanisë.

Në këtë aksident, sipas Zhitisë, të përshirë ishin 78 udhëtarë, por që shprehet se të gjithë janë mirë me shëndet dhe nuk ka hapësirë për shqetësim.

Pavarësisht pamjeve të publikuara nga vendi i ngjarjes, Zhitia e ka mohuar se ka pasur rrotullim të autobusit, por se ishte vetëm një rrëshqitje për shkak të mospastrimit të rrugës.

“Informatat e fundit dhe të sakta janë këto, së pari ka qenë një rrëshqitje e autobusit dhe jo rrokullisje, për fat të mirë, të lënduar përveç 7-8 personave që kanë pësuar disa gërvishtje, të lënduar të tjerë nuk ka, gjithçka është në rregull, udhëtimi vazhdon pas 20 minutave më së voni. Autobusi tjetër është në vendin e ngjarjes për pak minuta. Ju kërkojmë falje të gjithë atyre që ishin udhëtarë dhe familjeve të tyre, mirëpo po ju garantoj që të gjithë janë shëndosh e mirë”, ka thënë Zhitia. “Reagimi i autoriteteve serbe ka qenë jo i menjëhershëm, mirëpo nuk ka pasur intervenim për spital. Në atë autobus kanë qenë 78 persona, destinacioni ka qenë në Lubjanë. Rrëshqitja ka ndodhur për shkak të mospastrimit të rrugës.

Ajo rrugë është e lënë anash”, ka përfunduar ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0