Prindërit dhe dy fëmijët e tyre binjakë, që vdiqën në aksidentin në Bullgari, do të varrosen nesër

HomeLajme

Prindërit dhe dy fëmijët e tyre binjakë, që vdiqën në aksidentin në Bullgari, do të varrosen nesër

Dy prindërit që vdiqën nga djegia e autobusit në Bullgari, si dhe dy fëmijët e tyre binjakë, do të varrosen nesër. “Dy binjakët 4-vjeça

Shefqet Krasniqi e thotë sërish: Fundi i botës është afër
Masat e reja anti-COVID, që hyjnë në fuqi nga nesër!
Mos u nisni për Brezovicë e Prevallë, rruga është bllokuar pas shembjeve të dheut dhe gurëve

Dy prindërit që vdiqën nga djegia e autobusit në Bullgari, si dhe dy fëmijët e tyre binjakë, do të varrosen nesër.

“Dy binjakët 4-vjeçarë, Luani dhe Albani, me prindërit e tyre, nuk kanë arritur të varrosen sot, pasi janë lënë për ditën e nesërme për shkak se sot kishte disa vonesa, duke i shpërndarë kufomat. Këta anëtarë do të varrosen nesër në komunën e Lipovës”, tha në edicionin e lajmeve në Klan Kosova FM, Emine Ismaili, gazetare nga TV Shenja.

17 personat nga Studeniçani që humbën jetën në Bullgari janë varrosur këtë të premte. Shumica e trupave që janë varrosur sot janë fëmijë.

Sot u mbajt ceremonia e arritjes së viktimave, të cilët u dërguan te familjarët e tyre. Në këtë ceremoni mori pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani.

Familja Ahmeti u shua tragjikisht në vetaksidentin e autobusit në Bullgari, ku humbën jetën 46 udhëtarë. /Klankosova.tv/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0