Porosia e Umameh bintu Haritheh per vajzen e saj naten e marteses!

HomeArtikuj

Porosia e Umameh bintu Haritheh per vajzen e saj naten e marteses!

Porosia e Umameh bintu Haritheh per vajzen e saj naten e marteses :” O vajza ime, nese keshilla, porosia, nuk do ishte e nevojshme per ate

Betimet në këndvështrimin e Islamit.?
VESVESET E SHEJTANIT DHE MBROJTJA PREJ TIJ?!!
Vlera e ditës së Xhuma!

Porosia e Umameh bintu Haritheh per vajzen e saj naten e marteses :”

O vajza ime, nese keshilla, porosia, nuk do ishte e nevojshme per ate qe eshte e llogjikshme, ose me edukate, ose per ate qe eshte e respektuar, ose per ate qe eshte me prejardhje te mire, sdo ta jepja ty, dhe do ta lija keshillen per ty, porse keshilla jepet per te perkujtuar njeriun e llogjikshem, dhe terheqje vemendje per ate qe eshte neglizhent!

O vajza ime, nese vajza do te ishte, qe sdo ja ka kishte nevojen askujt prej njerezve sepse i mjafton lidhja qe ka me prinderit, dhe per nevojen qe kane prinderit per te, do te isha une qe sdo kisha nevoje te martohesha, porse per burrat jane krijuar grate, dhe per grate jane krijuar burrat!

Vajza ime, ti e le shtepine qe ne te u rrite, dhe dole prej saj qe aty u bere vajze e rritur, per tek nje shtepi qe per ty eshte e panjohur dhe tek njerez qe akoma nuk je mesuar me ata!

Me bashkeshortin sillu si nje robereshe, dhe ai do te jete per si robi yt!

Mesoji prej meje dhjete cilesi, te jene per ty si perkujtim, dhe furnizim per udhetimin tend ne jeten bashkeshortore!

E para dhe e dyta: Bashkejeto me te dhe te jesh e kenaqur me ate qe ke, dhe degjoje dhe bindju bashkeshortit tend ne formen me te mire!

E treta dhe e katerta: Gjithmone te jesh vigjelente dhe te kesh nen kujdesin tend, ato qe ai i shikon, dhe cfare ai nuhat!

Mos te shikoje tek ty ate qe ai nuk e pelqen prej veshjes dhe pamjes, dhe mos te nuhasi prej teje vetem se eren me te mire!

O vajza ime, dije se uji eshte parfumi me i mire, dhe zbukurimi i syve me kuhl (pluhur i zi qe perdoret per syte) eshte zbukurimi me i mire i mundshem.

E pesta dhe e gjashta: Gjithmone kontrollo dhe ji e kujdesshme per kohen e ushqimit dhe per qetesine ne kohen e gjumit te tij, sepse uria mund te shkaktoje zjarr ne lidhje dhe mos plotesimi i gjumit mund te shkaktoje zemerimin e tij.

E shtata dhe e teta: Ta ruash pasurine e tij, dhe te kujdesesh per ato qe ai i do dhe femijet e tij! Sepse ruajtja e pasurise tregon se di te vleresosh gjerat, dhe kujdesja ndaj asaj qe ai do dhe femijet e tij, tregon se ti di te drejtosh ceshtjet e shpise.

E nenta dhe e dhjeta: Mos i perhap sekretet e tij, dhe mos e kundershto urdherin e tij, nese e perhap sekretin e tij, nuk mundet ti sigurohesh demtimit te tij, dhe nese e kundershton urdherin e tij e ndez hidherimin e tij!

Ki kujdes mos te tregosh shume gezim (per gjera te cilat nuk jane shume te rendesishme) ne momentin kur ai eshte i merzitur, dhe as te tregosh tek ai merzitje kur ai eshte i gezuar, sepse e para eshte prej mangesise, dhe e dyta eshte prej asaj qe nuk eshte e hijshme!

Dhe ne fund, dije, se smund ti arrish keto cilesi vetem nese i jep perparesi deshirave te tij para deshirave te tua, dhe kenaqesise se tij para kenaqesise tende, ne ato ceshtje qe ti i do edhe i urren, Allahu do te japi me te miren!

Dr. Junuz Telezi

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0