Pasuria e madhe e famlijes kur lind një vajzë

HomeArtikuj

Pasuria e madhe e famlijes kur lind një vajzë

Ahmed ibën Hanbelin kur e lajmëronte ndokush se dikujt i ka lindur vajzë thoshte; përgëzone atë se profetet ishin prind të vajzave, njeriu vazhdon të

Kjo është Duaja pas mbarimit të abdesit…
Kur ndjen dhimbje në trup si duhet te veprosh?
Prej shenjave të afrimit të Ditës së Gjykimit (Fundit te Botes)..!?

Ahmed ibën Hanbelin kur e lajmëronte ndokush se dikujt i ka lindur vajzë thoshte; përgëzone atë se profetet ishin prind të vajzave, njeriu vazhdon të jetë steril në trashëgimi derisa prej fëmijëve të ketë vajzë edhe nëse ka 100 djem!

* me të vërtetë vajzat jan të mbushura me mëshirë, margaritare të çmuara dhe besnike të sinqerta, shtëpit që kan vajza në to, jan të zbukutuara sikur qielli me yje!

* ka hyr Amër ibën Asi tek Muavije dhe në krahun e tij kishte vajzen ( Aishen ) i tha kush është kjo? i tha: kjo është molla ( freskia )e zemrës time!

* Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e ka përshkruar dashurin më të lartë ndaj vajzes duke i thënë Fatimes : ” ajo është pjesë ( copë ) nga unë, më gëzon ajo që e gëzon atë, më lëndon ajo që e lëndon atë”!

* është thënë se sikur në mesin e vëllëzërve të Jusufit alejhi es selam do kishte motra, do e mbronin atë, do e ngulitnin në thellësi të zemrës dhe nuk do e hedhnin në thellësi të pusit!

* vajzat dhe motrat nuk din gjuhën e pastejtësis dinë vetëm gjuhën e dashurisë!

* Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë : ” Mos i urreni vajzat ngase ato jan të shtrenjëta dhe ua largojn mërzitë “!.

Unejs Murati-Daku

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0