Transmetohet nga Ibn Abasi radijallahu anhu se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem piu qumësht, e shpërlau gojën dhe tha: “(Po sh
Transmetohet nga Ibn Abasi radijallahu anhu





se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem piu qumësht, e shpërlau gojën dhe tha: “(Po shpërlaj gojën, ngase) Përmban yndyrë!”
Pejgamberi salallahu alejhi ue selem praktikoi këtë gjë dhe tregoi arsyen se pse po e bën.





Kjo dëshmon se është e ligjësuar shpëlarja e gojës pas çdo konsumi që përmban yndyrë, qoftë pije apo ushqim, në mënyrë që të largohet yndyra. E, nëse ushqimi apo pija është shumë e yndyrshëm, atëherë është Sunnet që të pastrohen dhëmbët.
Prandaj dijetarët thonë se është Sunnet pastrimi i dhëmbëve pas çdo ngrënie të ushqimit në mënyrë që mbetjet e atij ushqimi të zhduken plotësisht nga goja.”





(Ibn Uthejmini në Sherh Sahih Buhari 1/546)
COMMENTS