Pacienti s’merr shërbimin: Mjeku deklaroi rrejshëm se s’punonin aparaturat, ​pezullohet nga puna

HomeLajme

Pacienti s’merr shërbimin: Mjeku deklaroi rrejshëm se s’punonin aparaturat, ​pezullohet nga puna

Mjeku i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare të Lipjanit, Faruk Gashi, është pezulluar nga puna me vendim të autoriteteve lokale pasi ka deklaruar

Mot i ftohtë por me diell, nga e hëna temperaturat shënojnë rritje
Fluks i mërgimtarëve drejt Kosovës, këto janë pritjet në pikat kufitare
Pensionistët do të marrin 100 euro shtesë për nëntor, dyfishohen pagesat e përfituesve të skemave sociale për dy muaj

Mjeku i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare të Lipjanit, Faruk Gashi, është pezulluar nga puna me vendim të autoriteteve lokale pasi ka deklaruar rrejshëm se disa aparatura ishin jashtë funksionit.

Mediat publikuan gjatë ditës një video ku i njëjti nuk i ofroi shërbime një pacienti pikërisht me arsyetimin se nuk punon aparaturat mjekësore e që më pas u tha se ka ndërruar jetë.

“Pas konstatimit nga Drejtori i QKMF-së dhe Shefi i Urgjencës në Lipjan se ekziston aparatura e nevojshme dhe EKG është në funksion si në QKMF ashtu edhe në Urgjencë, është suspenduar mjeku Faruk Gashi, mjek i përgjithshëm, për shkak të neglizhencës dhe papërgjegjësisë kur ai deklaron rrejshëm se EKG është jashtë funksionit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Lipjanit.

Sipas Komunës, ky rast do të vazhdojë në procedura të rregullta ligjore.

“Askush nuk do të tolerohet që për arsyeje të neglizhencës, papërgjegjësisë ose arsyeje tjera të sillet papërgjegjshëm ndaj pacientëve”, përfundoi komunikata e Komunës së Lipjanit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0