Nuk kam kujdestar musliman, si të veprojë?

HomeArtikuj

Nuk kam kujdestar musliman, si të veprojë?

Pyetja: Unë jam vajza e një nëne dhe babai të krishterë. Unë kam lindur si e krishterë, por – lavdërimi i qoftë Allahut – e kam shpallur is

Duaja për mbrojtjen e fëmijëve!
Emra Musliman për djem?!
Nje fjale qe do ju largoj nje det me mekate!

Pyetja:

Unë jam vajza e një nëne dhe babai të krishterë. Unë kam lindur si e krishterë, por – lavdërimi i qoftë Allahut – e kam shpallur islamin tim pak kohë më parë. Nëna ime ka vdekur dhe ajo ishte e krishterë. Babai im më trajton shumë ashpër dhe më ka mohuar jozyrtarisht sepse kam deklaruar Islamin tim. Tani po studioj në një universitet dhe jetoj me studentë të krishterë. Nuk kam filluar të mbaj mbulesën deri më tani, për shkak të situatës sime të vështirë. A është kjo haram? Gjithashtu dua të pyes: nëse një i ri më kërkon të martohem me të në përputhje me rrugën e Allahut dhe të Dërguarit të Tij, a më lejohet të kërkoj nga një familje muslimane që të jetë kujdestari im për martesën dhe çështje të tjera?

Përgjigjja:

Falënderojmë Allahun e Lartësuar që ju udhëzoi në Islam dhe ju hapi zemrën ndaj besimit dhe lutemi që t’ju bëjë të qëndrueshme dhe t’ju udhëzojë në të gjitha çështjet tuaja fetare dhe të kësaj bote.
Mbulesa është e detyrueshme për çdo grua muslimane, kështu që përpiquni ta mbani atë sa më shumë që keni mundësi, edhe nëse kjo është jashtë universitetit.

Që lidhja e martesës të jetë e vlefshme, atë duhet ta bëjë kujdestari i femrës, i cili është babai i saj, pastaj gjyshi, pastaj vëllai dhe të afërmit e tjerë meshkuj, me kusht që të jenë myslimanë. Nëse një femër nuk ka një kujdestar musliman, atëherë kadiu (gjykatësi) musliman duhet të bëjë kontratën e saj martesore. Nëse nuk ka gjykatës musliman, atëherë mund ta bëjë imami i qendrës islame ose një figurë e ngjashme, e cila vlerësohet shumë në mesin e muslimanëve. Nëse nuk ka një person të tillë, atëherë çdo burrë musliman mund të bëjë kontratën e martesës për të (duke vepruar si kujdestar i saj).

Për ta përmbledhur: në lidhje me martesën tuaj, ai që mund të veprojë si kujdestar në rastin tuaj është drejtori i qendrës islame, ose një personazh publik në mesin e muslimanëve, i cili vlerësohet shumë aty ku ndodheni. Nëse kjo nuk është e mundur, atëherë një burrë musliman me karakter të mirë mund ta plotësojë atë rol, nga familja që përmendët ose nga ndonjë tjetër.

Për sa i përket mbulesës tënde, përpiqu shumë që ta zbatosh atë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe çfarëdo që nuk mund të bësh, Allahu do të të falë për të me mirësinë dhe mëshirën e Tij, sepse Allahu nuk e ngarkon një shpirt më shumë se sa mundet të bart. Por përpiquni shumë për të ndryshuar situatën që po ju pengon të praktikoni hapur fenë tuaj.

Lusim Allahun që t’ju begatoi me një burrë dhe pasardhës të hajrit.

Allahu e di më së miri.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0