Nga sonte fillojnë reshjet e borës, këto do të jenë temperaturat

HomeLajme

Nga sonte fillojnë reshjet e borës, këto do të jenë temperaturat

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nga sonte priten reshje të borës. Sipas IHMK së reshje të borës me intensitet të

🔴 URGJENTE | DRINOR GASHIT 27 vjeqari nga Gjilani i cili po lufton me jeten i nevojiten urgjentisht 100.000€ per ti siguru.
Në këto fshatra të Opojës nuk shitet alkooli, nëse dikush e thyen këtë traditë pason ‘dënimi’
Prindërit dhe dy fëmijët e tyre binjakë, që vdiqën në aksidentin në Bullgari, do të varrosen nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nga sonte priten reshje të borës.

Sipas IHMK së reshje të borës me intensitet të dobët mund të bie edhe në viset e ulëta, kryesisht në qendër dhe në pjesën veriperëndimore të Dukagjinit.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

Njoftimi i plotë:
Moti për dy ditë 07-08.01.2022

Pas këtyre ditëve me temperatura të larta, dukshëm mbi vlerat e mesatareve, vendi ynë do të ndikohet nga masat relativisht të ftohta, duke ju afruar vlerave të temperaturave mesatare të muajit që jemi. Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzoj mot kryesisht të vranët dhe vende-vende me riga shiu, ndërsa në viset e larta parashihen fjolla bore.

Reshjet parashihen sot dikur vonë dhe gjatë natës. Borë me intensitet të dobët mund të bie edhe në viset e ulëta, kryesisht në qendër dhe në pjesën veriperëndimore të Dukagjinit, por që përgjithësisht nuk parashihen reshje të dendura të asnjërës formë. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0