Nëse ta plaçkisin shtëpinë bashkë me pasurinë e lënë për zekat, a duhet të japë diçka tjetër në vend të tij?

Homepyetje

Nëse ta plaçkisin shtëpinë bashkë me pasurinë e lënë për zekat, a duhet të japë diçka tjetër në vend të tij?

Pyetja: Në Ramazan të këtij viti më plaçkitën shtëpinë. Unë kisha një ar me vlerë njëqind mijë paund, por ajo që u vodh prej tij vlente vet

Cila vepër e mirë e fshin gjynahin e zinasë?
A lejohet postimi i fotove me muslimane te vrare e te plagosur?
Pyetje:Si ishte jeta në Arabi para Islamit?

Pyetja:

Në Ramazan të këtij viti më plaçkitën shtëpinë. Unë kisha një ar me vlerë njëqind mijë paund, por ajo që u vodh prej tij vlente vetëm pesëdhjetë mijë – lavdërimi i qoftë Allahut. E kisha lënë mënjanë një pjesë të kësaj pasurie për ta dhënë si zekat në arin tim, por për fat të keq edhe ai ishte vjedhur. A duhet ta jap zekatin në këtë rast? Sepse disa thonë se nëse e kam bërë nijet dhe e kam zgjedhur çfarë të jap si zekat dhe e kam lënë mënjanë, atëherë nuk duhet të bëjë më asgjë dhe nuk ka nevojë që të jap përsëri. A është e vërtetë? Të tjerë thonë: Jo, përkundrazi duhet ta jepni diçka tjetër, sepse nuk e keni dhënë akoma zekatin.

Përgjigja:

Falënderimi i takon Allahut.

Së pari: E lusim Allahun, t’ju kompensojë humbjen dhe t’jua kthejë pasurinë tuaj dhe t’ju kompensojë me diçka më të mirë se ajo që ju është marrë.

Së dyti: Sa i përket pasurisë së zekatit që e kishe caktuar si zekat të arit tënd, pastaj të është vjedhur, ajo që kërkohet prej teje është ta kthesh atë, sepse zekati nuk u ka shkuar atyre që u takon.

Shejh Mensur el-Bahuti ka thënë: “Nëse dikush e lë mënjanë zekatin e tij, atëherë ai humbet para se i varfëri të mund ta zotërojë atë, atëherë pronari i pasurisë duhet të japë diçka tjetër në vend të tij.” [1]

Shejh Muhamed Ibn Salih El Uthejmin kur u pyet për një njeri të cilit iu bë zekati, kështu që ai mori zekatin e tij dhe ia dha dikujt që t’ua shpërndante të varfërve dhe nevojtarëve. Ai burrë e vendosi në një vend të sigurt dhe më pas ia vodhën. A duhet ta japë sërish zekatin?

Ai tha: “Këto të holla u mbeten ende borxh të varfërve, sepse nuk kanë arritur tek ata dhe nuk kanë arritur tek ai që i mbledh në emër të tyre, kështu që janë ende borxh.” [2]

“Këto para që pyetësi kishte përgatitur për zekatin nuk i kaluan nga zotërimi i tij; përkundrazi konsiderohet se është ende në zotërimin e tij dhe ende nuk ka arritur tek ata që kanë të drejtë për të nga të varfërit dhe të tjerët. Në bazë të kësaj, nëse paratë që një person ka përgatitur për zekatin vidhen, atëherë ai duhet të japë diçka tjetër në vend të tyre. Ndoshta dhënia e diçkaje tjetër në vend të kësaj mund të jetë një mjet që Allahu t’ia kthejë atij atë që i është vjedhur.” [3]

Allahu e di më së miri.

Marr nga: islamqa.com

————-

[1] “Kashshaaf al-Kinaa” (2/269).

[2] “Mexhmu’ Fetaua” Shejh el-Uthejmin (18/479, 480).

[3] “Fatava el-Haram el-Makki” (kaseta nr. 9, 1413 hixhri).

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0