Nëna na lëndon me fjalë dhe nuk na kërkon falje.

Homepyetje

Nëna na lëndon me fjalë dhe nuk na kërkon falje.

Pyetja: Shejh, sa herë që nëna ime mërzitet qoftë edhe për një gjë të vogël, mund të na flasë keq, gjëra të lëndueshme. Si mund ta ndalojmë

Pyetje:Pse askush nuk mund të dalë jashtë tokës pos vullnetit dhe dëshirës së Allahut?
Pyetje:Cfare bente profeti Muhamed alejhi selam kur dikush vente hajmali
SI TA PËRMBASH VETEN QË MOS TA RRAHËSH FËMIJËN TËND!!

Pyetja:

Shejh, sa herë që nëna ime mërzitet qoftë edhe për një gjë të vogël, mund të na flasë keq, gjëra të lëndueshme. Si mund ta ndalojmë atë nga kjo? Edhe nëse përpiqemi t’i themi me qetësi kur ajo nuk është e zemëruar ose t’i shpërndajmë ligjërata për këtë, duket se ajo kurrë nuk ndryshon ose e kupton se ne mund të lëndohemi sa herë që thotë gjëra negative. Ajo kurrë nuk na kërkon falje sepse për të ajo është nëna jonë.

Përgjigja:

Njerëzit kanë sprova të ndryshme në këtë botë.
Disa janë testuar në shëndetin e tyre. Ka nga ata që i nënshtrohen dializës çdo ditë. Të tjerët marrin trajtimin e kimioterapisë, duke mos ditur nëse do t’ia dalin apo jo.
Ka nga ata që përballen me fatkeqësi të ndryshme si luftëra, pasiguri, varfëri, uri, tërmete, vullkane etj.
E di që të gjithë do të dëshironin të kishin fatkeqësinë tuaj.
Allahu të ka sprovuar me nënën tënde! Nuk mund të bësh asgjë përveçse të jesh i sjellshëm, i respektueshëm dhe i bindur. Nëse arrini ta bëni këtë, Allahu do t’ju shpërblejë me xhenet. Por nëse dështoni, do të kishit dështuar në sprovën tuaj nga Allahu.

Shejh Asim El Hakim

Marr nga assimalhakeem.net

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0