Nëna ime e fal keq namazin çfarë duhet të bëj?

Homepyetje

Nëna ime e fal keq namazin çfarë duhet të bëj?

Autor. Pyetje: “Gjyshja ime falet shumë, mirëpo namazi i saj nuk është i saktë. Jam munduar ta mësoj, por ajo thotë:“Kështu më ka mësuar fi

Mesazhi i hoxhes per vaksinimin
Pyetje:A lejohet të pirja e ujit duke qenë në këmbë?
Pyetje:A i lejohet muslimanes të rri pa mbulesë para dajës së nënës?

Autor.

Pyetje: “Gjyshja ime falet shumë, mirëpo namazi i saj nuk është i saktë. Jam munduar ta mësoj, por ajo thotë:“Kështu më ka mësuar filani e fisteku”.Atëherë, cili është vendimi fetar lidhur me namazin e saj?”Përgjigje: Mundohu ta korrigjosh atë në gabimet që i bën, aq sa është në mundësinë tënde. Nëse ke dije dhe e di vendimin e Allahut rreth asaj qe e përmend, atëherë mundohu ta këshillosh dhe sqaroja gabimin.

Për shembull: nëse ajo nuk e këndon el-fatihan apo teshe-hudin (et-tehijjatu), apo nëse ngutet në ruku e sexhde, atëherë mësoje dhe thuaj:“Kjo që je duke e bërë nuk mjafton.

”Po ashtu lexoja hadithet e të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), në mënyrë që t’i qetësohet zemra dhe të reflektojë e të kuptojë.Shejh AbdulAziz bin Baz (Allahu e mëshiroftë)

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0