Muhammedi ﷺ tha: fundi i umetit tim do te jetë prej luftërave dhe epidemive që janë nga xhindët…

HomeArtikuj

Muhammedi ﷺ tha: fundi i umetit tim do te jetë prej luftërave dhe epidemive që janë nga xhindët…

~Fundi i ummetit tim do të jetë për shkak të luftërave dhe epidemive~ I Dërguari i Allahut salallahu alejhi we selem ka thënë: “Fundi i um

Elhamdulilah! Lajm i mirë në lidhje me Xhamisë së Çarshisë në Prishtinë
Komentimi i endrrave ne islam! 3 hadithe profetike qe flasin per endrrat?!
Tre vende ku graviteti nuk ‘ekziston’ (VIDEO)

~Fundi i ummetit tim do të jetë për shkak të luftërave dhe epidemive~

I Dërguari i Allahut salallahu alejhi we selem ka thënë:
“Fundi i ummetit tim do të jetë për shkak të luftërave dhe epidemive.*
Njëri i tha: “O i Dërguar i Allahut! Ne e dimë se çka është lufta, por çka është epidemia?”
I Dërguari i Allahut salallahu alejhi we selem tha: “Është një goditje nga armiqtë e juaj prej xhindëve.
Dhe këto dy lloje të vdekjeve janë vde.kje si shehid.”
(Ahmedi dhe saktësuar nga shejh Albani në “Irwa el Galil n°1637)

*Disa dijetarë kanë thënë se nuk është vetëm epidemia por të gjitha sëmundjet ngjitëse dhe vde.kjepr,urëse të cilat përhapen në mesin e njerëzve.

Shënim me rëndësi:
Nuk duhet nxituar të thuhet se një shenjë e kohës së fundit e përmendur në ndonjë tekst përcakton ngjarje të tilla ose të tilla që ndodhin në kohën tonë.

Shejh Salih Al Shejh ka thënë:
“Lidhur me shenjat e kohës së fundit, disa njerëz donin ti shpjegonin me ngjarje që ndodhën në kohën kur ata jetuan, pa u siguruar se korrespondon me atë që përmendet në tekste…
Kjo nuk është rruga e ndjekur nga ulematë…
(Sherh el ‘Akide Tahawije v. 2 f.926)

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 2