Lutja Kur Nisesh Për Udhëtim…!

HomeUncategorized

Lutja Kur Nisesh Për Udhëtim…!

Lutja e udhëtimit Nga Abdullah ibn Umer – Allahu qoftë i kënaqur prej tij – përcillet se kur i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e A

Dërgimi i luleve në varreza?!
Mbi 105 mijë kosovarë aplikuan për viza pune në Gjermani veç për dy muaj!
Duaja e hyrjes dhe daljes nga xhamia!

Lutja e udhëtimit

Nga Abdullah ibn Umer – Allahu qoftë i kënaqur prej tij – përcillet se kur i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – drejtohej mbi devenë e tij dhe nisej për udhëtim bënte tekbir (thoshte: Allahu ekber) tri herë, pastaj thoshte:

“Subhanel-ledhi sekh-khara lena hadha ue ma kun-na lehu mukrinin. Ue inna ila rabbina le munkalibun.

All-llahumme inna nes’eluke fi seferina hadha el bir-ra uet- takua, ue minel ameli ma terda. All-llahumme heu-uin alejna seferana hadha uetui anna bu’deh.
All-llahumme entes-sahibu fis-sefer, uel khalifetu fil ehl.
All-llahumme inni neudhu bike min ua’thais-sefer, ue keabetil mendhar, ue suuil munkalebi fil mali uel ehli uel ueled.”

(I Patëmeta është Ai që na e nënshtroi këtë (kafshë, mjet udhëtimi) dhe ne nuk do të ishim në gjendje ta bënim këtë, dhe ne te Zoti ynë do të kthehemi.

O Allahu im! Ne të kërkojmë Ty në këtë udhëtimin tonë veprat e mira dhe devotshmërinë, dhe prej punëve ato që Ti i do!

O Allahu ynë! Na e lehtëso këtë udhëtimin tonë dhe na shkurto largësinë e tij! O Allah Ti je shoqëruesi ynë në këtë udhëtim dhe Ai në dorë të të Cilit i lemë familjet tona pas vetes!

O Allah ne të kërkojmë mbrojtje Ty nga vështirësitë e udhëtimit dhe prej shikimeve të këqija, dhe nga kthimi i keq në pasuritë, familjet dhe fëmijët tanë!)

Dhe kur kthehej i thoshte përsëri këto fjalë dhe shtonte: “Ajibune taibune abidune li rabbina hamidun” (U kthyem të penduar, adhurues, ndaj Zotit tonë falenderues).

Transmeton Muslimi.[1]

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0