Lot e dhimbje, varrosen disa nga viktimat e aksidentit në Bullgari

HomeLajme

Lot e dhimbje, varrosen disa nga viktimat e aksidentit në Bullgari

Në fshatin Studeniçan të Maqedonisë është duke u mbajtur ceremonia e varrimit të katër viktimave që humbën jetën gjatë tragjedisë së autobusit në Bull

Baci Faik na la!
Fluks i mërgimtarëve drejt Kosovës, këto janë pritjet në pikat kufitare
Rritje e vazhdueshme e çmimeve të karburanteve, paralajmërohet të arrijë deri në 1 euro e 80 centë!

Në fshatin Studeniçan të Maqedonisë është duke u mbajtur ceremonia e varrimit të katër viktimave që humbën jetën gjatë tragjedisë së autobusit në Bullgari.

Sipas mediave atje një numër i madh i njerëzve po marrin pjesë në ceremoninë e varrimit.

Qytetarët që kishin dalur për të bërë homazhe për 45 viktimat e aksidentit në Bullgari mezi mbanin lotët.

Shumë prej atyre që sot kishin ardhur në sheshin “Skenderbeu” në Shkup, për të nderuar viktimat, thonë se e kanë përjetuar rëndë lajmin për tragjedinë.

“Po na ndodhin shumë shpesh tragjeditë këto vitet e fundit. Tragjedia në Bullgari na ka prekur shumë rëndë”, u shpreh njëri nga qytetarët e intervistuar. Të revoltuar përsëritja e tragjedive, qytetarët porosisin autoritetet që të mos lejojnë që që këto raste të rënda të kalojnë pa përgjegjësi. “U bë shumë raste, kjo e fundit ishte shumë e rëndë. Duhet të merren më shumë masa se populli po sakrifikohet”, u shpreh një nga ta.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0