Largoni sëmundjet e zemrës dhe mbroni trurin tuaj vetëm duke perdorur këtë recetë..!?

HomeShëndetësi

Largoni sëmundjet e zemrës dhe mbroni trurin tuaj vetëm duke perdorur këtë recetë..!?

Autor. Sëmundjet e zemrës janë një ndër shkaktarët kryesorë të vdekjeve në vendin tonë, duke shkaktuar rreth 60% të vdekshmërisë. Por, asht

Ky është gabimi më i shpeshtë që prindërit bëjnë kur fëmija ka temperaturë!
Si Të Pastroni Enët e Gjakut Me Një Trajtim Të Thjeshtë Natyral
Islami i parapriu shkencës: Pastërtia e macës dhe papastërtia e qenit!

Autor.

Sëmundjet e zemrës janë një ndër shkaktarët kryesorë të vdekjeve në vendin tonë, duke shkaktuar rreth 60% të vdekshmërisë. Por, ashtu siç ndodh edhe për shumë lloje sëmundjesh të tjera, edhe për problemet e zemrës, pacienti te mjeku specialist paraqitet kur është në gjendje shumë të rënduar dhe ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.

Ndaj mjekët bëjnë apel për një kontroll më të shpeshtë te mjeku. Aktivitet fizik i lehtë, ushqim i shëndetshëm, dietë e ekuilibruar pa yndyrna, ulje e stresit, si dhe matje e vazhdueshme e tensionit të gjakut janë disa nga këshillat që japin mjekët për të mbajtur larg problemet e zemrës ose për të mos u agravuar më shumë.

Në intervistën për “Gazetën Shqiptare”, mjekja Ilda Xhelili këshillon gratë të cilat përdorin pilula kontracepsioni apo ato që përdorin hormonoterapi gjatë menopauzës të bëjnë kontrolle të vazhdueshme, pasi preparatet hormonale rrisin rrezikun e sulmeve në zemër dhe në tru.

Çfarë është sëmundja e zemrës? – Sëmundja e zemrës përfshin një sërë problemesh që ndikojnë në zemër dhe në enët e gjakut të zemrës. Llojet e sëmundjeve të zemrës përfshijnë: sëmundjet e arterieve koronare, që janë dhe lloji më i zakonshëm si edhe shkaku kryesor i sulmeve në zemër. Gjatë këtij problemi, arteriet koronare ngushtohen ose bllokohen plotësisht dhe për pasojë zemra nuk e merr sasinë e gjakut që i nevojitet.

Patologjitë koronare mund të çojnë në Angina Pectoris, që nënkupton dhimbjet e gjoksit kur zemra nuk furnizohet mjaftueshëm me gjak. Në shumicën e rasteve, dhimbja është në gjoks në formën e sikletit apo të shtrëngimit, por ajo mund të jetë në supe, krahë, qafë, nofulla ose shpatulla.

Mund të shprehet gjithashtu edhe si çrregullime dispepsike (të tretjes) në stomak, gjë që kërkon shumë kujdes në diferencimin e diagnozës. Në qoftë se ena koronare është e bllokuar rëndë ose plotësisht dhe zemra për njëzet minuta nuk merr sasinë e gjakut që i nevojitet, atëherë kemi të bëjmë me atak kardiak (sulm në zemër). Pamjaftueshmëria e zemrës ndodh kur zemra nuk është në gjendje të pompojë gjakun në trup në sasinë e duhur.

Kjo do të thotë që edhe organet e tjera nuk do të marrin gjak mjaftueshëm. Por, kjo nuk do të thotë se zemra ndalon. Shenjat klinike të pamjaftueshmërisë së zemrës janë: ënjtje e këmbëve (edema), gulçimi (ndjesia sikur nuk merr ajër mjaftueshëm), aritmia (çrregullime të ritmit të zemrës), zbehje, dobësi e përgjithshme dhe përgjumje.

A duhet të shqetësohen gratë për sëmundjet e zemrës? Po. Sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një në katër gra vdes nga sëmundjet e zemrës. Rreth 60% më shumë gra në të gjithë botën vdesin sot nga problemet kardiovaskulare (sëmundje të zemrës dhe goditje në tru) sesa nga kanceri. Edhe në vendin tonë këto sëmundje si për meshkujt ashtu edhe për femrat zënë vendin e parë në raport me sëmundjet e tjera. Sa më shpejt të zbulohen dhe të trajtohen këto patologji, aq më e mirë është dhe ecuria.

Të gjithë duhet të marrin masa për të parandaluar sëmundjet e zemrës. Kjo arrihet nëpërmjet kontrolleve të rregullta profilaktike të planifikuara.

Çfarë masash duhen marrë për të parandaluar sëmundjet e zemrës? – Në radhë të parë kontrolloni tensionin e gjakut. Vuajtja për vite të tëra nga presioni i lartë i gjakut mund të çojë në sëmundje të zemrës. Njerëzit me tension të lartë shpesh nuk kanë simptoma klinike, prandaj çdo vit duhen bërë kontrolle të rregullta të zemrës. Së dyti, nëse pini duhan, përpiquni ta lini atë. Së treti testoni gjendjen e sheqerit në gjak (glicemia, diabeti). Njerëzit me nivel të lartë të glicemisë në gjak shpesh nuk kanë simptoma klinike, prandaj duhen bërë kontrolle rutinë sipas protokolleve mjekësore.

Në qoftë se jeni diabetikë, duhet të jeni nën kontrollin e rregullt të mjekut specialist. Diabeti dëmton enët e gjakut dhe rrjedhimisht edhe zemrën. Së katërti, duhen mbajtur nën kontroll yndyrnat në gjak. Nivelet e larta të tyre janë të lidhura me shumë sëmundje të zemrës.

Niveli i tyre mbahet nën kontroll me mjekime specifike, ushqyerje të shëndetshme dhe aktivitet të rregullt fizik. Të jesh mbi peshë rrit rrezikun për sëmundje të zemrës. Është e rëndësishme që çdo ditë të kryhet për të paktën 30 minuta aktivitet i lehtë fizik (qoftë edhe thjesht ecje).

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0