Lajmërohet “udhëtari i tetë” që mendohej se ishte zhdukur pas aksidentit në Bullgari

HomeLajme

Lajmërohet “udhëtari i tetë” që mendohej se ishte zhdukur pas aksidentit në Bullgari

BNT” bullgare bëri të ditur se është zbardhur misteri rreth udhëtarit të tetë, i cili u përmend se është në mesin e të shpëtuarve nga aksidenti tragji

Pronari i autobusit të aksidentuar në Serbi: 7-8 persona me lëndime të lehta
Në një shkollë të Gostivarit prindërit kanë nënshkruar peticion kundër një fëmije me “Down Syndrome”. Por për dallim nga fëmijët tjerë, që vitin shkollor e filluan dje, Ëmbla po fillon me mësim sot…
Nga sonte fillojnë reshjet e borës, këto do të jenë temperaturat

BNT” bullgare bëri të ditur se është zbardhur misteri rreth udhëtarit të tetë, i cili u përmend se është në mesin e të shpëtuarve nga aksidenti tragjik në autostradën “Struma” në Bullgari.

Sipas televizionit, gabimi ka ndodhur në spitalin “Pirogov”, sepse ka pasur mospërputhje mes listës së të lënduarve në aksident dhe listës së pjesëmarrësve në udhëtimin e kompanisë turistike maqedonase.

Personi i përmendur Shadi Nauf al Saleh që ishte përfshirë në listën e udhëtarëve që e kishte prezantuar spitali ka shkuar personalisht në redaksinë e televizionit BNT, ku ka bërë reagimin e tij.

Ai shpjegoi se nuk kishte asnjë lidhje me aksidentin. Ai është shtetas bullgar dhe të shtunën është shtruar në repartin e traumës në Spitalin Pirogov për shkak të një thyerjeje të krahut. Më pas rezulton se në klinikë ai është futur gabimisht në listën e të lënduarve nga aksidenti. Saleh tashmë ka dalë nga spitali, raportoi BNT.

Ky konfuzion ka lindur pasi në konferencën për media të Prokurorisë Publike Bullgare u tha se nga autobusi u nxorrën 44 trupa, ndërsa 8 nga udhëtarë mbijetuan. Më parë ishte raportuar se në aksident kishin vdekur 45 udhëtarë.(INA)

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0