Kush vdek në ditë xhumaje nuk do të llogaritet në Ditën e Gjykimit?

HomeArtikuj

Kush vdek në ditë xhumaje nuk do të llogaritet në Ditën e Gjykimit?

Pyetja: Ndodhi një vdekje ditën e xhuma, dhe njerëzit filluan të flasin se kush vdes ditën e xhuma nuk ka llogari deri në ditën e gjykimit. Sa është k

Dhikri i cili i fshin mëkatet dhe i hap dyert e Xhennetit
Kurani përbëhet nga 114 sure të emërtuara, nga të cilat 113 fillojnë me…
DITA E XHUMA – RREGULLA DHE DOBI

Pyetja: Ndodhi një vdekje ditën e xhuma, dhe njerëzit filluan të flasin se kush vdes ditën e xhuma nuk ka llogari deri në ditën e gjykimit. Sa është kjo e vërtetë?

Përgjigjja:
Fillimisht duhet theksuar se dita e xhuma ka vlerë të veçantë, sepse Allahu e ka dalluar nga ditët tjera të javës.Falet namazi i xhumasë, dhe që është me rëndësi të vaçantë, ka një kohë, nëse njeriu i lutet atëherë Allahut, lutja nuk i kthehet prapë.

Poashtu, duhet përmendur se shokët e të dërguarit të Allahut, i janë lutur Allahut të Madhërishëm që t’ua mundësojë vdekjen në pozicione të caktuara të preferuara fetarisht, si që është xhihadi, apo në namaz, në haxh me ihrame, etj, pozicione këto që kanë vlera të veçanta.

Mirëpo, nga ana tjetër, duhet të dihet mire se ditën e xhuma vdesin edhe jo besimtarë, dhe s’do mend se ai nuk është i shpëtuar.

Është transmetuar një hadith i cili flet për vlerën e atij që vdes ditën e Xhuma. Kështu, Tirmidhiju ka transmetuar prej Abdullah ibn Amrit se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Nuk ka musliman që vdes ditën e Xhuma apo natën e xhuma, përpos se Allahu e mbron nga sprova e varrit“.

Mirëpo, dijetarët nuk janë të një mendimi për saktësinë e këtij hadithi. Kështu, dijetari i shquar Ibn Haxheri ka thënë:“Zinxhiri i transmetuesve të hadithit është i dobët“.

Tirmidhiju ka thënë:“Ky është hadith i panjohur-garib. Zinxhiri i këtij hadithi nuk është i pandërprerë“.

Ish myftiu i Saudisë, shejh Abdu-l-Aziz ibn Baz, kur është pyetur për vlerën e atij që vdes ditën e xhuma apo natën e xhuma, dhe se ai mbrohet prej dënimit të varrit, është përgjigjur:“Hadithet që flasin për këtë gjë janë të dobta. Hadithet që flasin për vdekjen ditën e Xhuma, dhe se kush vdes ditën e Xhuma hyn në Xhenet dhe mbrohet nga zjarri, të gjitha janë të dobta dhe jo të vërteta. Kush vdes në rrugë të drejtë dhe me punë të mbara,

hyn në Xhenet, qoftë se ka vdekur ditën e Xhuma apo në ndonjë ditë tjetër. Kush vdes në fenë e Allahut, në besimin e pastër se Allahu është Nji dhe veç Tij nuk ka tjetër dhe është i sinqertë në këtë besim, ai është prej banorëve të Xhenetit, kudo që vdes dhe kurdo që të vdes, në cilën ditë do që të vdes. E nëse vdes në politeizëm, ai është prej banorëve të zjarrit, pa marrë parasyshë në cilën ditë vdes dhe ku vdes…“.

Nga ana tjetër, ka edhe dijetarë që këtë hadith e konsiderojnë të mirë. Kështu, hadithologu i njohur shqiptar Nasirudin Albani ka thënë: “Hadithi me të gjitha rrugët që transmetohet është i mirë-hasen apo autentik-sahih“.

Për këtë, themi se nuk është e vërtetuar nga argumente relevante autentike të qarta se ai që vdes ditën e xhuma, nuk do të llogaritet, apo se nuk do të llogaritet deri në ditën e gjykimit.Vazhdon të vlejë parimi i mbështetur në argumente të pa kontestueshme Islame se njeriu në varr pyetet për veprat e veta, dhe se je varri është kopsht prej kopshteve të xhenetit, apo grop prej gropave të zjarit, mvarsisht çfarë veprimesh ka bërë njeriu në këtë botë.

Megjithatë, nuk duhet ta hekim prej mendjes, se vdekja ndodh njerëzit t’i has edhe në vendet ku ma tepër i kanë bërë zakon.Nëse e gjen në xhami, nuk themi se është xhenetlij apo se është i sinqertë në veprat e veta qind për qind, por e shohim si shenjë të mire, që flet se personi e ka dashur xhaminë, apo të ngjashme.

Poashtu, edhe vdekja ditën e xhuma, nuk themi se e shpëton njeriun prej llogarisë në jetën e varrezave, por pasi në ditën e xhuma falet namazi i xhumasë masovikisht nga muslimanët në gjithë botën, dhe bëhen lutje ma tepër se në ditët tjera, ku bën pjesë edhe lutja për shpëtimin e të vdekurve dhe lehtësimin e gjendjes së tyre, mbetemi me shpresë që lutja e vëllezërve të tyre tu bëjë dobi në këtë drejtim.

Njeriu ditën e gjykimit do të vlerësohet në bazë të besimit dhe veprave që i ka bërë, e jo në bazë të kohës apo vendit kur dhe ku ka vdekur.Vendimtare janë besimi dhe veprat.Allahu i Madhërishëm në Kur’anin famëlartë thotë:>[Sure El-Mu’ëminunë, 1-5].

Allahu e di më së miri.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0