Kurani dhe malet!

HomeArtikuj

Kurani dhe malet!

Autor. Libri me titull “Toka” është një referencë bazë në shumë universitete të botës.Njëri prej dy bashkautorëve të tij është prof. Fran

Një shembull i rrallë, shkenctarja shqiptare e mjekësisë bërthamore, Prof.Dr. Egesta Lopci!
Subhanallah A e dini cila ka qënê Xhenazja më e madhe e kohërave?
Ka thënë Muhammedi ﷺ: Do të vijë koha kur njerëzimi do të ketë pamjen e njeriut, por zemrat sikur të ujqërve…

Autor.

Libri me titull “Toka” është një referencë bazë në shumë universitete të botës.Njëri prej dy bashkautorëve të tij është prof. Frank Press. Ai ka qenë këshilltar shkencor i presidentit amerikan Xhimi Karter dhe për 12 vjet ka mbajtur postin e presidentit të Akademisë Kombëtare të Shkencës, Washington D.C.

Libri i tij thotë se malet kanë rrënjë nëntokësore10, të cilat janë të ngulura thellë në tokë. Për këtë arsye malet kanë formën e një kunji të ngulur në tokë (fig. 7, 8, 9). Ja sesi i përshkruan Kurani malet. Zoti thotë: “A nuk e bëmë Ne tokën si shtrat dhe malet si kunja (të ngulura).” {Kuran, 78: 6-7} Shkenca moderne ka vërtetuar se malet kanë rrënjë të thella që mund të arrijnë nën sipërfaqen e tokës në thellësi disa herë më të madhe se sa pjesa e ngritur mbi sipërfaqe11 (fig. 9).

Kështu fjala më e përshtatshme për të përshkruar malet, duke u bazuar në këtë informacion është fjala kunj, meqenëse pjesa më e madhe e kunjit është e ngulur në tokë. Teoria e maleve me rrënjë të thella nën tokë, është prezantuar vetëm në gjysmën e dytë të shekullit 19-të.12 Nga ana tjetër, malet luajnë një rol të rëndësishëm në stabilizimin e kores së tokës,13 duke penguar lëkundjet e mundshme të saj.

Zoti thotë në Kuran: “Dhe Ai vuri male të patundura në tokë, në mënyrë që ajo të mos lëkundet me ju …” (Kuran, 16:15) Në të njëjtën mënyrë, teoria moderne e rrafshit tektonik mban të njëjtin qëndrim përsa i përket rolit të maleve. Ajo pohon faktin se malet shërbejnë si stabilizues për tokën. Kjo gjë filloi të kuptohej
diku nga fundi i viteve gjashtëdhjetë. A është e mundur që një njeri në kohën e Muhamedit (paqja qoftë mbi të) të ishte në gjendje të dinte formën e vërtetë të maleve?

A mund të imagjinojë ndonjë person se një mal masiv e solid shtrihet thellë në tokë dhe ka rrënjë, ashtu siç pohojnë shkencëtarët sot? Një numër i madh librash gjeologjikë, kur flasin për malet, përshkruajnë vetëm pjesën e dukshme të tyre. Kjo sepse këto libra nuk janë shkruar nga ekspertë të gjeologjisë. Sidoqoftë gjeologjia moderne ka konfirmuar vërtetësinë e ajeteve kuranore.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 1