KUJDES! Ndalohet rreptësisht përhapja e fshehtësive bashkëshortore!

HomeArtikuj

KUJDES! Ndalohet rreptësisht përhapja e fshehtësive bashkëshortore!

Autor. Pyetje; Është e njohur se disa prej grave i përhapin gjërat e shtëpisë së tyre dhe jetës me bashkshortin e saj tek të afërmit e saj

Kur sheh ëndërr të mirë ose të keqe, çfarë duhet të veprosh?
Ta dish që çdo gjë që ndodh është për të mirën tënde!
Fjalet qe duhen thene para se te hani ushqim!

Autor.

Pyetje; Është e njohur se disa prej grave i përhapin gjërat e shtëpisë së tyre dhe jetës me bashkshortin e saj tek të afërmit e saj ose tek shoqet e saja. Disa prej ndodhive të fshehta shtëpiake, burri nuk dëshiron që t’i ndëgjoj dhe t’i marrë vesh askush. Cila është dispozita e këtyre grave që i përhapin fshehtësitë ose disa fshehtësi nga shtëpia e bashkshortit tek të tjerët!?

Përgjigje: Atë që veprojnë këto gra të tilla, pra, përhapin gjërat e shtëpisë së tyre ose gjëra bashkshortore tek familjarët e saj ose tek shoqet e saja, një veprim i tillë nuk ka dyshim se është i ndaluar rreptësisht. Nuk i lejohet motrës muslimane t’i përhap fshehtësitë e shtëpis së burrit apo edhe fshehtësitë bashkshortore tek asnjëri prej njerëzve, qofshin ato shoqet apo familjarët.

Allahu xhele ue ala, gratë e devotshme, i përshkruan kështu në suren en Nisa: “…gra të mira janë ato që i përulën (Allahut), ruajnë fshehtësitë (sekretet), që ka urdhëruar Allahu.” ( En Nisa; 34 ).

Ky ajet Kur’anor është argument se motrat muslimane urdhërohen t’i ruajnë fshehtësitë dhe sekretet bashkshortore apo fshehtsitë e shtëpisë së bashkshortit.

Sufjan eth Theuri në tefsirin e këtij ajeti, thotë: “E ruajnë nderin e tyre dhe sekretet bashkshortore, kur burri i tyre nuk është prezent (qoftë burri në udhëtim, në punë apo në studime).”

Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: ” Njeriu më i keq (pozitë më të keqe) tek Allahu në ditën e gjykimit është ai i cili i afrohet gruasë së tij dhe ajo i afrohet atij e pastaj i përhap fshehtësitë tyre tek të tjerët.” (Muslimi).

Shejh Muhamed ibën Salih el Uthejmin, rahimehullah.

Nga arabishtja; Suad Shabani

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 1