Ka thënë Muhammedi ﷺ: Do të vijë koha kur njerëzimi do të ketë pamjen e njeriut, por zemrat sikur të ujqërve…

HomeArtikuj

Ka thënë Muhammedi ﷺ: Do të vijë koha kur njerëzimi do të ketë pamjen e njeriut, por zemrat sikur të ujqërve…

Abdullah b.Abbas r.a. transmeton se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Do të vijë koha kur njerëzimi do të ketë pamjen e njeriut, por zemrat e

Musliman është ai që nuk u sjell dëm muslimanëve as me me gjuhën e as me dorën e tij!
Pyetje:A do të hyjë në xhenet gruaja e cila nuk ka vendosur shaminë?
Përshkrimi i të folurit të të Dërguarit Muhamed alejhi selam!

Abdullah b.Abbas r.a. transmeton se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:

“Do të vijë koha kur njerëzimi do të ketë pamjen e njeriut, por zemrat e tyre do të jenë zemra të shejtanit, sikur zemrat e ujqve të shkretëtirës që nuk kanë aspak mëshirë.

Do të vrasin, duke mos hezituar. Nëse i ndjek do të tradhtojnë, kur të largohesh nga ata të përgojojnë , kur të bisedojnë me ty do të gënjejnë, nëse mbështetesh në ta do të zhgënjejnë. Fëmijët e tyre janë të pa fytyrë, kurse rinia e devijuar!

Të moshuarit e tyre nuk do të urdhërojnë në të mirë dhe nuk do të ndalojnë nga e keqja! Të mburresh me ta është nënçmim i vërtetë; të kërkosh diçka nga ta është varfëri e vërtetë.

Ai i cili është i butë ndaj tyre, ai ka humbur, ai që do të urdhëroi në të mirë do të jetë i dyshimtë! Besimtari në mesin e tyre do të jetë i nënçmuar, Sunneti për ta do të jetë bidat, e bidat sunet. Kur kjo ndodh, ata do të sundohen nga më të këqijtë e tyre, kështu që nuk do t’ju pranohen lutjet e tyre, edhe në qoftë se i bënë më i miri ndër ta!”

(Tergib Terhib, KavamusAsbehani-Suneti,nr.230.)

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 1