Jemi në fazën e fundit të ndarjes nga i fejuari, por nuk dua që të ndahemi, a ka ndonjë lutje për këtë gjë?

Homepyetje

Jemi në fazën e fundit të ndarjes nga i fejuari, por nuk dua që të ndahemi, a ka ndonjë lutje për këtë gjë?

Pyetja: Kam një hall dhe dua të di nëse ka ndonjë lutje, sepse pothuajse jemi në fazën e fundit të ndarjes nga i fejuari, por nuk dua që të ndahemi, a

Pyetje:A lejohet të parakalohet imami?
Pyetje:A lejohet me dalë me një femer?
Pyetje:Çfarë do të thotë fjala Allah?

Pyetja: Kam një hall dhe dua të di nëse ka ndonjë lutje, sepse pothuajse jemi në fazën e fundit të ndarjes nga i fejuari, por nuk dua që të ndahemi, a ka ndonjë lutje për këtë gjë?

Përgjigja: Fal namaz sa më shumë dhe sa herë të biesh me ballin në sexhde lutju Zotit për këtë gjë, lutju Allahut (xhele xhelaluhu) kur të jesh me ballin në sexhde, nuk ka gjë më të mirë sesa lutja kur të jesh me ballin në sexhde, ose natën, ose mes ezanit dhe ikametit, ose agjëro dhe bëj lutje kur të çelësh iftarin, ose jep sadaka dhe kur të japësh sadaka bëj lutje, ose lexo Kuran, pra bëj vepra të mira sa më shumë dhe lutju Zotit që kjo gjë mos të prishet..

Madje unë do të të sygjeroja që të thuash: “O Allah, o Zot, nëse është e hajrit ta vazhdojmë, e nëse nuk është e hajrit le të vazhdojë gjithsecili në rrugën e tij.” Sepse ndonjëherë ne mendojmë se është më e hajrit që të vazhdojë, por Zoti e din të vërtetën, kështu që më mirë është t’ia lejmë Zotit, pra, të bëjmë vepra të mira dhe të lutemi: “O Zot nëse është më e hajrit për të vazhduar na e mundëso që mos të prishet , e nëse nuk është e hajrit për të vazhduar o Zot na ftoh prej njëri-tjetrit, na largo edhe gjithsecili të shohi jetën e tij.
Dr. Imam Ahmed Kalaja

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0