Ishin nisur në një varrim, e pësojnë me fatalitet – gjashtë të vdekur nga një aksident i tmerrshëm ndërmjet dy veturave në Turqi

HomeLajme

Ishin nisur në një varrim, e pësojnë me fatalitet – gjashtë të vdekur nga një aksident i tmerrshëm ndërmjet dy veturave në Turqi

Një veturë është përplasur me një tjetër një kryqëzim në kilometrin e 16-të të autostradës Kahramankazan-Ankara të Turqisë. Si pasojë,

Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi
1000 euro gjobë për një furrë në Gjilan, pesha e bukës nuk përputhej me deklaracionin
Hoxha nga Mitrovica lajmërohet pas pesë muajsh luftë me CO’VID-19

Një veturë është përplasur me një tjetër një kryqëzim në kilometrin e 16-të të autostradës Kahramankazan-Ankara të Turqisë.

Si pasojë, shkruajnë mediat turke, përcjell Telegrafi, gjashtë persona kanë gjetur vdekjen ndërsa tre të tjerë janë lënduar rëndë.

Siç raportojnë mediat turke, të plagosurit u dërguan në spitalet e Ankarasë me autoambulanca ndërsa trupat e pajetë janë dërguar në morgun e Spitalit Shtetëror Kahramankazan pas hetimeve nga prokurori publik në vendngjarje.


Mësohet se 5 personat që humbën jetën në aksident kishin shkuar në Kahramankazan nga Eskişehiri për të marrë pjesë në varrimin e një të afërmi të tyre.

Guvernatori i qarkut Abdullah Selim Parlar dhe kryebashkiaku Serhat Oğuz vizituan në spital familjarët e atyre që humbën jetën në aksident dhe shprehën ngushëllimet e tyre. /Telegrafi/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0