Gjykimi i kthimit të borxhit në vlerë më të madhe së sa vet borxhi!

HomeArtikuj

Gjykimi i kthimit të borxhit në vlerë më të madhe së sa vet borxhi!

Pyetja❓: ▪️Dëgjuesi, Abdullah Ahmed nga Jemeni veriorë ka dërguar një mesazh dhe thotë: Kam marr nga babai im një dash në vlerë prej 60

3 Urtësitë E Lutjes Së Junusit Alejhi Selam !
Behu njeri me moral dhe edukatë të lartë!
Nje fjale qe do ju largoj nje det me mekate!

Pyetja❓:

▪️Dëgjuesi, Abdullah Ahmed nga Jemeni veriorë ka dërguar një mesazh dhe thotë: Kam marr nga babai im një dash në vlerë prej 600 Rijal, dhe i kam thënë: do t’i jap 700 Rijal ose 800 Rijal si kompensim për atë dash, a është kjo kamatë apo jo? A është gjykimi i njëjtë, nëse kjo ndodh edhe me dike tjerë pos babait tim, mundësisht na e sqaroni këtë, Allahu ju shpërbleftë me të mira?

Përgjigja❗️:

➖Nëse blen ndonjë artikull nga babai apo dikush tjetër në vlerën prej 600 Rijal apo më shumë, pastaj në momentin e përmbushjes së borxhit i shton më shumë, sepse ti veç së je vonuar në përmbushjen e borxhit, po ashtu ti ja ke vlerësuar durimin e tij, nuk ka të keqe.

Mirëpo, nëse këtë shumë të shtuar, e ka kërkuar prej teje, duke ta kushtëzuar ty për shkak së je vonuar në përmbushjen e borxhit, kjo është kamatë dhe nuk lejohet.

Si për shembull thotë: Nuk ta bëj hallall përveç duke e shtuar shumën, nuk ta lejoj të vonohesh, nxito në përmbushjen e borxhit, dhe ti i thua: Me prit dhe unë do ta shtojë shumën, në vend të 6, t’i jap 7, për shkak të paralajmërimit që i ka bërë dhënësi i borxhit, kjo nuk lejohet, kjo është kamatë.

Kurse, në momentin e përmbushjes së borxhit, i jep më shumë nga vet dëshira jote, jo duke e kushtëzuar me marrëveshje nga të dy palët, kjo nuk ka të keqe, Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Njerëzit më të mirë, janë ata që e përmbushin borxhin në mënyrën më të mirë”.

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem kur e përmbushte borxhin, e përmbushte në formën më të mirë së sa që e merrte.

Pra, nëse është e kushtëzuar nuk lejohet, e nëse ti e bën prej vullnetit tënd, sepse ai të ka prit, apo sepse ai është babai yt dhe ti ia do të mirën atij, dhe dëshiron t’i jep më shumë, nuk ka të keqe në këtë.

📘 Shejh AbdulAziz ibën Baz, Allahu e mëshiroftë!
✍️ Përktheu: Besim Gjelaj

Lajmipress

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0