Gjykimi i këngëve me muzikë në këndvështrimin Islam

HomeArtikuj

Gjykimi i këngëve me muzikë në këndvështrimin Islam

Pyetja: Gjykimi i këngëve me muzikë në këndvështrimin Islam *** Përgjigja: Argumentet nga Kurani rreth këngëve me muzikë Allahu

Urtësia e rënies së njeriut në gjynahe dhe mëkate!
Shejhu Islam Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Xhindi dep’ërton tek njeriu për tri arsye:
A lejohet qё muslimani ti bёj rukje jomuslimanit?

Pyetja:

Gjykimi i këngëve me muzikë në këndvështrimin Islam

***

Përgjigja:

Argumentet nga Kurani rreth këngëve me muzikë

Allahu i Lartësuar thotë në Kuranin famëlartë: “Ka disa njerëz që sajojnë tregime argëtuese, për të shmangur (të tjerët) nga rruga e Allahut me paditurinë e tyre e për t’u tallur me të. Njerëz të tillë i pret dënimi poshtërues”. Surja Lukman: 6

Imam Ibën Kethiri -Allahu e mëshiroftë!- ka përcjellë nga Ebu Sahba el Bekri se ky kishte dëgjuar Abdullah bin Mes’udin -Allahu qoftë i kënaqur me të- i cili kur u pyet për këtë ajet tha: “Pasha Allahun, pos të cilit nuk ka zot tjetër të vërtetë, se ky ajet është për këngët (me muzikë) dhe këtë e përsëriti tre herë”. [1]

Një mendim të tillë e kanë shprehur Ibnu Abasi, Xhabiri, Ikrima, Seid bin Xhubejr, Mekhuli, Mejmun bin Mehran, Amru bin Shuajb dhe Alij bin Bedhejme. Hasan El Basri ka thënë: “Ky ajet ka zbritur për muzikën dhe veglat muzikore”. [2]

Po ashtu, Allahu i Madhëruar thotë: “Edhe ata që nuk dëshmojnë gënjeshtrat e, kur kalojnë pranë kotësive, kalojnë me dinjitet“. Sure El Furkan: 72

Imam Ibën Kethiri -Allahu e mëshiroftë!-, përmend në komentin e këtij ajeti nga Muhamed bin Hanefije -Allahu e mëshiroftë!-, se këtu bëhet fjalë për këngët (me muzikë). [3]

Imam Kurtubiu dhe Taberiu -Allahu i mëshiroftë!- në tefsirët e tyre kanë përmendur nga Muxhahidi -Allahu qoftë i kënaqur me të!- të njëjtën gjë; pra, se gënjeshtrat janë këngët (me muzikë). [4]

Së treti: Argumentet nga Suneti i Profetit, salallahu alejhi ue selem, rreth këngëve me muzikë

Përcillet nga Ebu Malik el-Esh’ariu -Allahu qoftë e kënaqur me të!-, se i Dërguari i Allahut ﷺ, ka thënë: “Do të dalin në umetin tim njerëz të cilët, do të lejojnë kurvërinë, mëndafshin, pijet alkolike dhe instrumentet muzikore…” [5]
Ndërsa tek Ibnu Maxhah përcillet nga Ebu Malik Esh’ari -Allahu qoftë e kënaqur me të!-, se i Dërguari i Allahut ﷺ, ka thënë: “Do të ketë prej umetit tim njerëz, të cilët do të pinë alkool dhe do ta quajnë me emra të tjerë; do të luhet mbi kokat e tyre me vegla muzikore e do t’u këndojnë femrat. Allahu këta do t’i fundosë në tokë dhe disa prej tyre do t’i kthejë në derra dhe majmunë”. [6]

Këto hadithe argumentojnë qartë se muzika është e ndaluar, sepse Profeti, salallahu alejhi ue selem, shprehet qartë se ata do t’i konsiderojnë të lejuara pasi kanë qenë të ndaluara.

E dyta, sepse i Dërguari i Allahut ﷺ, e bashkëngjiti muzikën bashkë me ndalesat e tjera si: mëndafshi, imoraliteti dhe alkooli.

Xhabiri -Allahu qoftë e kënaqur me të!-, përcjell se i Dërguari i Allahut ﷺ, ka thënë: “Unë nuk ju kam ndaluar të qani, por ju kam ndaluar (dy) zërat e të metëve dhe të shthururve: zërat që nxirren në mirëqenie gjatë dëfrimit dhe argëtimit, dhe rënia e fyejve të shejtanit (mjeteve muzikore), si dhe zërat gjatë fatkeqësisë: goditja e fytyrës dhe shkyerja e rrobave dhe meloditë e shejtanit (vajtimi me kujë)”. [7]
Një hadith të ngjashëm me këtë përcjell dhe Enes Ibën Malik -Allahu qoftë e kënaqur me të!-, se i Dërguari i Allahut ﷺ, ka thënë: “Dy zëra janë të mallkuar në dynja dhe ahiret: këngët me muzikë në begati dhe vajtimi (me kujë) në fatkeqësi”. [8]

Nafiu -Allahu qoftë e kënaqur me të!-, përcjell se ai ishte një ditë me Ibnu Umerin -Allahu qoftë e kënaqur me të- dhe “Duke ecur Ibnu Umeri dëgjoi muzikë dhe i vendosi gishtat në vesh dhe u largua nga ajo rrugë, më pas pyeti:
-A dëgjohet më muzika?

-Jo, -iu përgjigja unë! Ai hoqi gishtat nga veshët dhe tha: “Isha një ditë me të Dërguari eAllahut ﷺ, dhe ai dëgjoi muzikë dhe veproi kështu (i mbylli veshët)”. [9]

Imam Kurtubiu -Allahu e mëshiroftë!-, kur flet për këtë hadith në tefsirin e tij thotë: “Dijetarët tanë kanë thënë: ‘Nëse një gjë e tillë veprohej ndaj zërave të cilat nuk ishin shumë larg normales, ç’mund të thuash për këngët (me muzikë) dhe zërat e ditëve tona?!’” [10]

Përgatiti: Hoxhë Bledar Haxhiu

——————————

[1] “Tefsir Kuranil Adhim”, 6/330.

[2] Po aty: 6/331; “Xhamiul Ahkamil Kuran”, Kurtubi, 14/52.

[3] “Tefsir Kuranil Adhim”, 6/130.

[4] “Xhamiul Bejan”, 19/313 dhe “Xhamiu Ahkamil Kuran”, 13/80.

[5] Transmeton Buhariu, 5590.

[6] “Sunen Ibnu Maxha”, 4020, e ka saktësuar Albani.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0