Gjobitet me 1000 euro një market në Skënderaj, kishte shitur vaj me çmim prej 3.49 cent

HomeLajme

Gjobitet me 1000 euro një market në Skënderaj, kishte shitur vaj me çmim prej 3.49 cent

Një market në Komunën e Skënderajt është gjobitur nga Drejtoria për Inspekcion, pasi që kishte shitur një litër vaj me çmim prej 3.49 cent.

Pse e Fali Xhuman Rrahet nxënësi nga arsimtari, i shurdhon veshin?!
Ulja e çmimit të biletave, Shoqata e Transportuesve i jep ultimatum Qeverisë: Anulojeni vendimin brenda 72 orëve, do të ketë protesta
E frikshme: Në fluturimin për Budapest, pasagjeri tenton ta hapë derën në 10 mijë km lartësi

Një market në Komunën e Skënderajt është gjobitur nga Drejtoria për Inspekcion, pasi që kishte shitur një litër vaj me çmim prej 3.49 cent.

Në gjobën e shqiptuar thuhet se subjekti afarist është urdhëruar që këto produkte t’i largojnë nga shitja deri në prezantimin e dokumenteve të kërkuara ose do të konfiskohen.

Ishte kryetari i Skënderajt, Fadil Nura, ai i cili e bëri të ditur këtë lajm përmes një postimi në Facebook, ku u shpreh se do të shqiptojnë gjoba për të gjithë ata që provojnë të përfitojnë në mënyrë të pandershme.

‘’Nuk mund të ndryshojmë rrjedhën e tregjeve botërore, por mund të shtojmë mbikëqyrjen në qendrat tregtare dhe dyqanet ushqimore, nëse ato apo kushdo tjetër që bën tregti, luan me çmime, në këtë kohë pa kohë kur disa artikuj ushqimor dhe jo ushqimor kanë lëvizje të çmimeve. Nuk do të lejojmë të shfrytëzohet rasti për përfitim të paligjshëm, siç është rasti i sotëm në një prej qendrave tregtare, ku 1 litër vaj është shitur me çmim prej 3.49 euro, pavarësisht çmimit shumë më të lirë të furnizimit’’, deklaroi Nura.


LajmiPress

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0