Garimi në kryerjen e veprave te mira

HomeArtikuj

Garimi në kryerjen e veprave te mira

Garimi në kryerjen e veprave dhe porosive të Allahut është rrugë dhe praktikë e njerëzve të mençur dhe të devotshëm, si dhe shenjë e atyre që përmirës

JU LUTEM SHPERNDAJENI PAFUND! Prishe sihrin me kete metode, sado i vjeter qe te jete.
Ky është premtimi i Allahut!
VD.EKJA E XHIBRILIT ┇ FUNDI I BOTËS

Garimi në kryerjen e veprave dhe porosive të Allahut është rrugë dhe praktikë e njerëzve të mençur dhe të devotshëm, si dhe shenjë e atyre që përmirësojnë, duke e vënë në zbatim atë që Allahu i Lartësuar ka thënë: ﴿فَاسْتَبِقُوا الْخَيْرَاتِ ﴾ [البقرة: 148 – ﴾dhe nxitoni që të paraprini në vepra të mira﴿(el-Bekare:148) pra, nxitoni që të dilni të parët në vepra të mira. Apo siç ka thënë: ﴿وَفِي ذَلِكَ فَلْيَتَنَافَسِ الْمُتَنَافِسُونَ ﴾ [المطففين: 26] – ﴾dhe se pikërisht për këtë le të garojnë me njëri-tjetrin ata që e kanë natyrë të garojnë!﴿(el-Mutafifin:26). Kjo, ngase garimi në vepra të mira është një praktikë frytëdhënëse dhe zbatim i porosisë së Allahut, Zotit të botëve, i Cili ka urdhëruar:﴿وَسَارِعُوا إِلَى مَغْفِرَةٍ مِنْ رَبِّكُمْ وجنة عرضها كعرض السموات والأرض، أعدت للمتقين﴾- ﴾dhe shpejtoni për tek falja prej Zotit Tuaj dhe për tek Xheneti gjerësia e të cilit është sa gjerësia e qiejve dhe e tokës, i përgatitur posaçërisht vetëm për të ruajturit (që u ruajtën nga gjynahet).﴿(el-Muminun:61).

Të nderuar besimtarë! I Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, vazhdimisht i nxiste shokët e vet që të shpejtonin në kryerjen e veprave të mira, duke u thënë: «بَادِرُوا بِالْأَعْمَالِ فِتَنًا كَقِطَعِ اللَّيْلِ الْمُظْلِمِ، يُصْبِحُ الرَّجُلُ مُؤْمِنًا وَيُمْسِي كَافِرًا، أَوْ يُمْسِي مُؤْمِنًا وَيُصْبِحُ كَافِرًا، يَبِيعُ دِينَهُ بِعَرَضٍ مِنَ الدُّنْيَا» -«Shpejtoni në kryerjen e veprave të mira para se t’ju vijnë kohëra të vështira si errësirat e natës së errët, ku njeriu zgjohet në mëngjes besimtar dhe e gjen mbrëmja mohues, apo ku në mbrëmje është besimtar dhe e gjen mëngjesi mohues, duke e shitur fenë e tij për një copë dynja.» Tra. Muslimi, kuptimi i së cilës është: Shpejtoni në kryerjen e veprave të mira, dhe paraprijini kësaj kohe të vështirë, pasi kur ajo të ndodhë, ka për t’i angazhuar dhe preokuptuar të gjithë njerëzit me ngatërresat e veta, duke i penguar në kryerjen e veprave të mira, dhe se paraprirja ndaj diçkaje është nxitimi dhe shpejtimi i arritjes së diçkaje para se ajo mundësi të humbasë.

I Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: «لَوْ يَعْلَمُ النَّاسُ مَا فِي النِّدَاءِ وَالصَّفِّ الأَوَّلِ، ثُمَّ لَمْ يَجِدُوا إِلَّا أَنْ يَسْتَهِمُوا لَاسْتَهَمُوا عَلَيْهِ» – «Nëse do ta dinin njerëzit se çfarë shpërblimi ka në thirrjen e ezanit dhe në faljen e namazit në rrjeshtin e parë, edhe po të mos kishin zgjidhje tjetër përveç garimit, edhe gara do të kishin bërë për t’i arritur ato.» Tra. Buhariu, kuptimi i së cilës është se po ta dinin se çfarë shpërblimi do i jepet atij që e thërret ezanin dhe atij që falet në rrjeshtin e parë, edhe nëse e vetmja mundësi për t’i bërë këto do ishte vetëm duke garuar, edhe atë do e kishin bërë.

Dhe sahabët e kanë kuptuar këtë porosi, dhe vazhdimisht bënin gara me njëri tjetrin duke nxituar për të bërë vepra të mira, siç është transmetuar nga Umer Ibën Khatabi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili ka thënë: «Një ditë i Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, na porositi që të jepnim sadaka, dhe qëlloi që atë ditë unë kisha pasuri me vete dhe thashë me vete: Sot kam për t’ia kaluar Ebu Bekrit, nëse ka ditë që mund t’ia kaloj.” Tha: “Pastaj shkova tek i Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, me gjysmën e pasurisë time, dhe ai më tha: “Çfarë ke lënë për familjen tënde?” i thashë: “Po aq sa kjo!” Pastaj erdhi Ebu Bekri me gjithë sa ai kishte, dhe i Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, i tha: “O Ebu Bekër! Çfarë ke lënë për familjen tënde?” Tha: “U kam lënë Allahun dhe të Dërguarin e Tij!” Aty unë e kuptova se unë nuk kam për t’ia kaluar dot atij asnjëherë.» Tra. Tirmidhiu me varg transmetimi Hasen.

Pikërisht ashtu siç i ka përshkruar edhe Allahu i Lartësuar në Librin e Tij, duke thënë:

﴿وَالسَّابِقُونَ الْأَوَّلُونَ مِنَ الْمُهَاجِرِينَ وَالْأَنصَارِ وَالَّذِينَ اتَّبَعُوهُم بِإِحْسَانٍ رَّضِيَ اللَّهُ عَنْهُمْ وَرَضُوا عَنْهُ وَأَعَدَّ لَهُمْ جَنَّاتٍ تَجْرِي تَحْتَهَا الْأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا أَبَدًا ذَٰلِكَ الْفَوْزُ الْعَظِيمُ ﴾ (التوبة:100)

﴾Dhe se ata që garuan dhe ishin të parët, qofshin ata prej muhaxhirëve (që emigruan nga Meka për në Medine) dhe ensarëve (që ua hapën dyert e i pritën), si dhe të gjithë ata që i ndoqën këta në të mira, Allahu është i kënaqur prej tyre, ashtu sikurse edhe ata janë të kënaqur prej Tij; dhe se për të tillët Allahu ka përgatitur kopshte poshtë të cilave rrjedhin lumenj, ku ata do të jenë të përjetshëm, duke mos dalë kurrëp rej atij vendi. Kjo pra është fitorja e madhe!﴿(et-Teube:100)

جعلني الله وإياكم من السابقين للخيرات. و من المسارعين للمغفرة والرحمات أقول ماتسمعون واستغفر الله لي ولكم

Allahu na bëftë prej neve dhe ju prej atyre që shpejtojnë në kryerjen e veprave të mira, si dhe prej atyre që janë të parët për të fituar faljen dhe mëshirën e Allahut! E përmbyll me këtë që sapo thashë dhe i kërkoj falje Allahut për veten dhe për ju!

Përshtati: Bashkim Selmani

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0