Fundi i tmerrshëm i atij që e këmbeu fenë me një femër!

HomeArtikuj

Fundi i tmerrshëm i atij që e këmbeu fenë me një femër!

Dikush është i sinqertë e kënaqet me dashurinë për Allahun dhe zemra i ngjallet kur e kujton Atë, por ja që kur i sheh mëkatarët e të devijuarit, rend

Disa rregulla shtese mbi mesimin e Kur’anit
O i dërguari i Zotit! Kam halle e preo’kupime si të veprojë ?
NJË MESAZH PËR BURRAT E MARTUAR!

Dikush është i sinqertë e kënaqet me dashurinë për Allahun dhe zemra i ngjallet kur e kujton Atë, por ja që kur i sheh mëkatarët e të devijuarit, rend ta provojë jetën e tyre dhe t’i shijojë kënaqësitë e tyre. Mendon se ata janë zotërinj, se ata janë të lumtur…

Ibn Xheuziu në librin e tij El Muntedham përmend se kur muslimanët sulmuan një kala romake, hasën në vështirësi dhe nuk mund të depërtonin. E kishin rrethuar një kohë të gjatë, por më kot. Gjatë kohës së rrethimit kishte dalë një grua romake, të cilën e pa një burrë musliman i quajtur Ibn Abdurrahim. E pëlqeu dhe zemra iu lidh pas saj.

Filloi të letërkëmbente me të: “Si mund të të arrij?”

I tha: “Bëhu i krishterë, vetëm kështu mund të arrish tek unë.”

U bë i krishterë duke vajtur fshehurazi tek ajo.

I gjori mendoi se lumturia gjendej në një grua me të cilën martohet apo në raki që konsumohet.

Muslimanët u mërzitën për mungesën e tij. Koha kalonte e ata nuk mund ta hapnin kalanë. E lanë e u kthyen. Pas një kohe kaloi një grup muslimanësh pranë kalasë të cilëve iu kujtua (tashmë ish-) Ibn Abdurrahimi. Pyetën për gjendjen e tij. E thirrën në emër: “O Ibn Abdurrahim!” Pas pak iu paraqit. I thanë: “A e gjete atë që kërkoje? Ku është Kurani e dituria jote? Çfarë bëre me namazin tënd?” U tha: “E kam harruar tërë Kuranin. Nuk më kujtohet asnjë ajet, përveç:

رُبَمَا يَوَدُّ الَّذِينَ كَفَرُوا لَوْ كَانُوا مُسْلِمِينَ

“Ata që nuk besuan shpeshherë do të kishin dëshiruar të kishin qenë muslimanë.” (El Hixhr, 2)

Allahu i Lartësuar ka thënë:

ذَرْهُمْ يَأْكُلُوا وَيَتَمَتَّعُوا وَيُلْهِهِمُ الْأَمَلُ فَسَوْفَ يَعْلَمُونَ

“Lëri (Muhamed) ata, të hanë, të dëfrehen dhe t’i preokupojë shpresa (se do të jetojnë shumë), e më vonë do të kuptojnë.” (El Hixhr, 3)

Ky ishte tregimi i Ibn Abdurrahimit.

U mashtrua pas një gruaje duke i bërë shok Allahut të Madhëruar për shkak të saj.

Shkëputur nga libri “Shëtitje me të mallëngjyerin”, i autorit dr. Muhamed El Arifi

Përktheu: Dr. Sedat Islami

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0