FËMIJA ËSHTË PASQYRA E EDUKATËS TËNDE!!

HomeUncategorized

FËMIJA ËSHTË PASQYRA E EDUKATËS TËNDE!!

Mos thuaj, i biri nuk më respekton, por thuaj, çfarë bëja me prindërit e mi! Mos thuaj, i biri ka moral të keq, por thuaj, nuk dija si ta e

Momenti kur një tufë e qenëve vërsulen drejt një vajze në Ferizaj!
Shenjat e mëdha të Kiametit [HUTBE]!
Pyetje:Si të veprojmë që Islami të zërë vend në zemrat e njerëzve?

Mos thuaj, i biri nuk më respekton, por thuaj, çfarë bëja me prindërit e mi!

Mos thuaj, i biri ka moral të keq, por thuaj, nuk dija si ta edukoj!

Mos thuaj, i biri më urren, por thuaj, nuk e mësova se si të do!

Mos thuaj, i biri nuk flet me mua, por thuaj, unë më herët nuk i dëgjoja fjalët e tij!

Mos thuaj, i biri nuk është burrë, por thuaj, nuk e shihja atë përveçse si fëmijë!

Mos thuaj, i biri është dështak, po thuaj, nuk u përkujdesa për të asnjë ditë!

Mos thuaj, i biri nuk mundet të punon asgjë, por thuaj, nuk i mbjella besim që të punon!

Mos thuaj, i biri bën dua kundër meje, por thuaj, nuk bëja për të dua!

Mos thuaj, i biri është i paqartë, por thuaj, kur u ula me të që t’ia qartësoj gjërat!

Mos thuaj, i biri nuk po rrinë në shtëpi, por thuaj, sjellja ime me të është të rrahurit dhe të bërtiturit!

Mos thuaj, i biri është i paarsimuar, por thuaj, nuk u interesova asnjëherë se çfarë mësoi në shkollë!

Mos thuaj, biri im, unë jam prindi yt, por thuaj, biri im, ti je i biri im!

Prezenca e moralit dhe edukatës së keqe në mesin e fëmijëve tanë, nuk është diç tjetër, përveçse të eduku­arit e gabuar dhe mangësia në edukatë nga disa prin­dër!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0