Është falur, por kishte ha’rruar se ishte pa abdes…si të veproj?

HomeArtikuj

Është falur, por kishte ha’rruar se ishte pa abdes…si të veproj?

Pyetja: Kam harruar se nuk kam pasur abdes dhe jam falur. Pasi që mbarova namazin, kujtova se nuk kisha abdes.A duhet ta përsëris namazinPë

T’u japësh ujë të tjerëve, ky është shpërblimi:
HIPOKRITËT!
Piu ujë dhe qau!

Pyetja:

Kam harruar se nuk kam pasur abdes dhe jam falur. Pasi që mbarova namazin, kujtova se nuk kisha abdes.A duhet ta përsëris namazinPërgjigjja: Falënderimi i qoftë Allahut.Po, kushdo që falet pa abdes nga harresa, duhet ta përsërisë namazin, sepse i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë:

“Allahu nuk pranon namazin e askujt nëse e prish abdesin deri sa të merr abdes.”E transmeton Buhariu nga hadithi i Ebu Hurejres në (Kapitullin e abdesit).Për dallim nga personi që falet e mbi rrobat e tij ka papastërti, me padijen e tij, ai nuk duhet ta përsërit namazin, sepse Xhibrili erdhi tek Profeti, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, derisa ishte duke u falur dhe i tha atij se në këpucët e tija kishte diçka të pista, kështu ai vazhdoi duke u falur.

E transmeton Ahmedi nga hadithi i Ebu Said el-Hudriut,Allahu qoftë i kënaqur me të, në Musnedin e tij.Ky hadith dëshmon se ai që nuk është i vetëdijshëm për papastërti nuk duhet ta përsërisë namazin , dhe kjo vlen edhe për atë që harron.Muhamed ibn Salih el Uthemijn në librin e tij(I’lam el Musafirin, f.12)Islamqa.info /albislam.comPërktheu:Shpend Zeneli

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0