Erdogan sërish në Shqipëri: Do të jem i pranishëm në hapjen e xhamisë së Namazgjasë!

HomeLajme

Erdogan sërish në Shqipëri: Do të jem i pranishëm në hapjen e xhamisë së Namazgjasë!

Autor. Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka konfirmuar se do të rikthehet sërish në Tiranë në fillim të muajit maj, në kuadër të hapjes s

LAJMI I FUNDIT: Dridhet toka në Kosovë
“Vaji importohet 1.40 euro litra, në treg shitet 2.65 euro, marzha e fitimit 90%”!!!
Plote emocione e surpriza, shume gezime e buzeqeshje!

Autor.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka konfirmuar se do të rikthehet sërish në Tiranë në fillim të muajit maj, në kuadër të hapjes së xhamisë së Namazgjasë.

Erdogan teksa ishte në Tiranë, njoftoi se xhamia e Namazgjasë do të hapet në fund të muajit të shenjtë të Ramazanit. Ky muaji i shenjtë për besimtarët mysliman nis më 2 prill dhe përfundon me 1 Maj.

Deklarata e Erdogan është bërë për mediat turke pas vizitës një ditore në Tiranë, më 17 janar.

“Pritja që m’u bë mua dhe delegacionit tim në Shqipëri që në momentin kur shkelëm në tokën deri në largim, është shenjë e lidhjes shpirtërore që nuk këputet mes nesh dhe vëllezërve tanë në Ballkan . Për ne vetëm kaq është e mjaftueshme. Pamë nga afër edhe punimet në xhaminë madhështore në Tiranë që po ndërtojmë ne. Puna vijon ende. Me Ndihmën e Zotit, punimet do të përfundojnë shpejt dhe deri në fund të muajit të Ramazanit do ta hapim për besimtarët. Do të jem sërish në Tiranë për ceremoninë e hapjes”, tha ai.

Erdogan ishte në Tiranë më 17 janar, në kuadër të ndërtimit të lagjes së re në Laç me 522 banesa të financuara nga qeveria turke. Po ashtu gjatë vizitës së Erdogan u nënshkruan edhe 7 marrëveshje bashkëpunimi me qeverinë shqiptare ndërsa në fund presidenti turk inauguroi mbylljen e restaurimit të Xhamisë së Et’hem Beu.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0