Duaja e njerëzve të ngarkuar me borxhe!

HomeArtikuj

Duaja e njerëzve të ngarkuar me borxhe!

Autor. Islami, kjo fe Madhështore dhe e Zbritur nga Sunduesi i Gjithësisë progreson jetën e njeriut në mënyrën më ideale dhe me të lehtë pë

Ndima e Allahut vjen shpejtë me ketë LUTJE !
TI A NUK I XHELOZON?!
Nese gjen nje shok te till mos humb ate por shoqerohu me të !

Autor.

Islami, kjo fe Madhështore dhe e Zbritur nga Sunduesi i Gjithësisë progreson jetën e njeriut në mënyrën më ideale dhe me të lehtë për të. Në këto ditë të vështira, që po kalon familja, shoqëria, vendi dhe më tej, të shumta janë ato familje të cilët për të siguruar jetësën kanë marrë hua diku. Çfarë do llojë sprove të cilën e godet besimtarin ai nuk duhet të zhytet në pesimizëm dhe të mendoje se jeta e tij mori fund ose u shkatërua totalisht.

Me besimin ne Sunduesin e Madh të Gjithësisë, këto sprova kthehen në shpërblim dhe mirësi. Ajo që i ngelet njeriut është të jetë vepër mirë, të besojë me sinqeritet Krijuesin Absolut të Gjithçkaje dhe të shpeshtojë sa më shumë Lutjet. Kjo gjë vërtetohet dhe në Ajetin e Kur’anit famëlartë ku Zoti i Gjithësisë thotë: “Ne jemi më pranë tij se damari i qafës së vet.” (Kaf, 16).

Këto janë disa nga duatë ku njeriu duhet t’i shpeshtojë në rast të gjëndjes së tij të keqe të borxheve.

All-llahummek-fini bi halalike an haramike ve agnini bi fadlike ammen sivake.

O Zoti im, më bëj që të më mjaftojë hallalli Yt dhe të mos i afrohem haramit dhe më bëj të pasur me mirësitë Tua që të mos kërkoj prej tjetërkujt përveç prej Teje. ( Titmidhiu 5/560)

All-llahumme inni e udhu bike minel-hemmi vel-hazeni, vel-‘axhzi vel-keseli, vel-buhli vel-xhubni, ve dale’id-dejni ve galebetir-rixhal.

O Zoti im, kërkoj mbrojtjen Tende nga brengat dhe dëshprimi, nga paaftësia dhe dembelia nga koprracia dhe frika. Si dhe nga zhytja në borxhe dhe mundjet e njerëzve. (Buhariu 7/158)

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0