Dogana: Vaji ushqimor që u shit për 3.49 euro u importua me çmim prej 1.22 deri në 1.45 euro

HomeLajme

Dogana: Vaji ushqimor që u shit për 3.49 euro u importua me çmim prej 1.22 deri në 1.45 euro

Dogana e Kosovës ka njoftuar se pas ngritjes së çmimeve dhe shqetësimeve të qytetarëve ka analizuar sektorin e importit të vajrave ushqimore. Dogan

Revoltohet qytetari me nevoja të veçanta pasi nuk mund të votojë, e thërret Policinë?!
Autobusi që u dogj në Bullgari nuk ishte regjistruar në doganë kur e kishte kaluar kufirin
Çudira “bamirëse”, Arbër Hajdari po privatizon 43 mijë metra katrorë për 1 euro

Dogana e Kosovës ka njoftuar se pas ngritjes së çmimeve dhe shqetësimeve të qytetarëve ka analizuar sektorin e importit të vajrave ushqimore.

Dogana ka njoftuar se, gjatë vitit 2021 në total janë importuar vaj luledielli i përpunuar rreth 17.7 milionë litra, derisa janë importuar edhe 5 milionë litra vaj luledielli i papërpunuar.

“Vajrat ushqimore në import kanë variuar në çmim gjatë vitit 2021, duke filluar 1.11 euro/cent në janar të 2021, e ka shënuar rritje në 1.44 euro/cent në dhjetor të vitit 2021, derisa taksat që paguan një litër vaj në import është TVSH-ja e reduktuar 8%”, thuhet në njoftimin e Doganës, transmeton Telegrafi.

“Derisa vajrat e papërpunuara nuk paguajnë asnjë taksë pasi konsiderohen lëndë e parë për prodhim. Derisa në vitin 2022 (periudha janar -shkurt dhe një pjesë e marsit) në Kosovë janë importuar 3.3 milionë litra vaj luledielli i përpunuar dhe 1.4 milion litra vaj luledielli i papërpunuar. Vajrat ushqimore në import kanë variuar në çmim gjatë vitit këtyre dy muajve nga 1.22 euro/cent deri në 1.45 euro/cent”, thuhet në njoftim.

Tutje, Dogana e Kosovës thotë se në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095.

Ditëve të fundit në vend ka pasur ngritje të çmimit të vajit, ku në disa markete, çmimi i një litre vaj ka arritur në 3.49 Euro. Për këtë, ka pasur reagime të shumta, ku kanë filluar edhe inspektimet në markete e ku janë sekuestruar sasi të konsiderueshme të vajit të cilët ishte pa dokumentacion.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0