Dhjetëra vetura të parkuara në një parking janë përfshirë nga zjarri në magjistralen Gjakovë-Xërxë-Prizren. Lexues të Telegrafit kanë dërgu
Dhjetëra vetura të parkuara në një parking janë përfshirë nga zjarri në magjistralen Gjakovë-Xërxë-Prizren.





Lexues të Telegrafit kanë dërguar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku kanë treguar se si rezultat i kësaj është bllokuar edhe rruga shkaku i kolonës së madhe.
Është thënë gjithashtu se qytetarët kanë lajmëruar ekipin e zjarrfikësve, ndërkaq këta të fundit nuk kanë arritur ende në vendin e ngjarjes.





Telegrafi ka provuar të marrë informacione nga policia, të cilët thanë se janë në pritje të informatave nga terreni. /Telegrafi/
COMMENTS