Dëshmitari tregon se si u neglizhua nga mjekët 56-vjeçari që vdiq në Lipjan

HomeLajme

Dëshmitari tregon se si u neglizhua nga mjekët 56-vjeçari që vdiq në Lipjan

Një 56-vjeçar ka vd’ekur si pasojë e ngelizhencës së mjekëve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan. Dëshmitari rrëfen s

E frikshme: Në fluturimin për Budapest, pasagjeri tenton ta hapë derën në 10 mijë km lartësi
Mediumi bullgar: Aksidentohet autobusi me pasagjerë nga Kosova
Varrosen dy nxënësit e vrarë në sulmin e së premtes në Gllogjan

Një 56-vjeçar ka vd’ekur si pasojë e ngelizhencës së mjekëve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan.

Dëshmitari rrëfen se i ndjeri kishte probleme me zemër dhe afro një orë priti për tretman mjekësor.

Dy ambulanca gjendeshin para qendrës emergjente në Lipjan.

Kjo pasi një person vd’iq aty dhe po dyshohet se deri tek kjo erdhi për shkak te mungesës të ambulancave për ta transferuar ne Prishtinë dhe mungesës së doktorit në vendin e punës.

E krejt ngjarjen e kishin parë pacientët e tjerë, te cilët ishin aty .

Naim Zani, dëshmitar i këtij rasti tregon tmerrin që përjetoi 56-vjeçari që kishte probleme me zemër.

“Ka kërku ndihmë rreth gjysmë ore, askush nuk e ka marrë parasysh. Dhimbje të mëdha ka pasur, vonë ka ardhë një mjek. Sa e kam dëgjuar ka pasur dhimbje të barkut, gjoksit, kishte pasur sulm, urgjent është dashur t’i bëhet një EKG”, rrëfen dëshmitari për T7.

E Zani thotë se doktori nuk ishte aty, pasi që sipas asaj që kishte dëgjuar nga infermierët aty, ai kishte dalë të kryente punët e veta gjatë orarit të punës.

“Sa e kuptova unë, mjeku kryesor i kësaj qendre nuk ka qenë aty, ka qenë duke kryer punë të veta private, çka po e di unë ku. Kjo ka qenë neglizhencë e mjekëve”, tha ai.

E pas afro një ore, një doktor i kishte dhëne ndihmë viktimës.

Por as atë nuk e kishte bërë të plotë pasi që sipas tij nuk punonte një paisje.

Por një gjë e tillë po mohohet nga drejtori i kësaj qendre. Ai thotë se pajisjet punojnë.

Agim Krasniqi mohon qe aty te këtë munguar ndonjë doktor.

Por ashtu sikur dëshmitari i parë, edhe asamblistit të kësaj komune Alban Salihut, qe reagoi ndër të parët për rastin, version të njëjtë i ka dhënë një dëshmitare.

Salihu shton se problemet në këtë qendër janë të mëdha edhe gjatë ditëve të tjera.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0