Çka thoshte Muhammedi ﷺ për gjumin para jacisë dhe bisedat pas jacisë!

Homepyetje

Çka thoshte Muhammedi ﷺ për gjumin para jacisë dhe bisedat pas jacisë!

Autor. Në tregimin e hadithit nr.335 (Buhari) përmendet koha e faljes së namazeve, ndërsa, kur përmend namazin e isha-së (darkës, jacisë),

Pyetje:A duhet ta falësh namazin e Xhumasë kur je me Covid?
A lejohet përdorimi i parfumeve që përmbajnë alkool?
Pyetje:A lejohet nxitimi për ta arritur rekatin në namaz me xhemat ?

Autor.

Në tregimin e hadithit nr.335 (Buhari) përmendet koha e faljes së namazeve, ndërsa, kur përmend namazin e isha-së (darkës, jacisë), shton se Pejgamberi ﷺ nuk e pëlqente gjumin përpara këtij namazi dhe as bisedat pas këtij namazi. (547)

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Sahih el-Bukhari (2/532-533)
Imam Bukhari ka thënë:

23 – Tema lidhur me sqarimin se është e urryer për të fjetur para jacisë
568 – Muhammed bin Selam na tregoi: Abdul-Vehab eth-Thakafi na tregoi: Khalid el-Hadhdha na tregoi, nga Ebul-Minhal, nga Ebu Berzah i cili tregoi se:
”I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) e urrente gjumin para namazit të jacisë dhe bisedat pas jacisë.”

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) e urrente gjumin para jacisë. Ai që bie në gjumë, ose mundet të hyj thell në gjumë dhe të humbet namazin, ose t’i prishet gjumi të zgjohet i padurueshëm dhe i shqetësuar. Shumë njerëz të cilët nuk flejnë mjaft zgjohen të padurueshëm dhe të shqetësuar. Ndoshta ata mbeten pastaj pa gjumë. Prandaj profeti (salAllahu alejhi ue selem) e urrente gjumin para jacisë.

Në lidhje me bisedat pas jacisë, kjo është për qëllim bisedat midis njerëzve. Megjithatë, dijetarët, përjashtojnë bisedën me gruan dhe mysafirin. Kjo është e padëmshme. Është jashtëzakonisht e dobishme bisedua me gruan. Kjo e bën familjen të jetë harmonike dhe e lumtur. Biseda të tilla janë çliruese për njerëzit.

Sa i përket bisedimit me mysafirin, kjo është e drejta e tij. Nëse mysafiri yt vjen tek ti pas jacisë, ti duhet të flasësh me të. Kjo është një mënyrë për të nderuar mysafir.
Përjashtim bëjnë gjithashtu studimet dhe diskutimet e në lidhje me dijen. Dëshmia e tyre është se Ebu Hurejre (radijAllahu anhu) e kishte zakon të qëndronte zgjuar deri natën vonë për të mësuar përmendsh hadithet e të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem).

Edhe një përjashtim tjetër mund të shtohet; Të folurit në dobi të muslimanëve. Shembull i tillë është që pushtetarët të mblidhen për të diskutuar prosperitetin e vendit dhe të ngjashme.

Sikurse u tha, i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) urrente bisedat pas jacisë, për shkak të rrezikut për të humbur namazin e natës apo, edhe më serioze se kaq, të humbet namazin e sabahut në kohë, ose me xhemat (për meshkujt). Edhe mjekët e konstatojnë se është më mirë për të fjetur në pjesën e parë të natës. Në këtë mënyrë, gjithashtu e humbet këtë dobi. Por në qoftë se ka një shkak që rezulton në një dobi të përgjithshme ose të veçantë, atëherë kjo është e padëmshme.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0